Vrasje e dyfishtë në Lezhë, zihen me njëri-tjetrin për një rrugë
Viktimat janë Preng Brunga, 55 vjeç dhe Pjetër Pjetri, 43 vjeç. Ata kanë konsumuar mbrëmë me njëri-tjetrin sherrin e radhës, i cili do të rezultonte fatal për jetën e të dyve.
Viktimat nuk kanë lejuar njëri-tjetrin të kalonin tek një rrugë e fshatit, e cila sipas policisë faktikisht nuk ishte në tokën e asnjërit. Më pas, Pjetër Pjetri e ka qëlluar për vdekje me armë Preng Brungën, duke e lënë të vrarë në vend.
Menjëherë pas kësaj, i biri i viktimës, Ylli Brunga, 21 vjeç, ka shkuar në banesë ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar në drejtim të Pjetër Pjetrit. Ky i fundit është plagosur, por gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak të Tiranës ka ndërruar jetë.
Zyrtarët e Policisë së Lezhës njoftojnë se autori i vrasjes së Pjetër Pjetrit, Ylli Brunga, është arrestuar mbrëmë. /Start/
2011-07-13 08:36