Ohër, mbahet takimi i tretë i liderëve të Ballkanit
OHËR- Sot dhe nesër do të mbahet në Ohër takimi i tretë rajonal i liderëve të Ballkanit. Në takim do të marrin pjesë presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ai i Maqedonisë Georgi Ivanov, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga si dhe Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic.
Në qendër të këtij takimi do jenë diskutime lidhur me vizionin e përbashëkët evropian që këto vende kanë. . Prioritet i lartë për katër vendet është integrimi i përshpejtuar në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO, ndërsa realizimi i këtyre qëllimeve strategjike është i mundur vetëm me bashkëpunim intensiv bilateral, por edhe më e rëndësishme, me bashkëpunim rajonal.
Mesazhi i liderëve do ti përcillet edhe Brukselit. Ky takim njëherazi, do të jetë edhe apel për vlerësim të drejtë të arritjeve individuale dhe të përbashkëta të secilit vend. Nga samiti, i treti me radhë në këtë format, pritet të dalin iniciativa për projekte të reja rajonale, posaçërisht në lidhjen infrastrukturore dhe energjetike.
Në Samitin në Ohër, presidenti Ivanov kolegëve të tij do t'u propozojë listë më të gjërë të mundësive për përforcim të bashkëpunimit rajonal, dhe do të apelojë në formë të konkluzionet joformal rë përcaktohen prioritetet në të cilat do të përqendrohet bashkëpunimi në periudhën deri në takimin e ardhshëm.
Në Ohër shefi i shtetit të Maqedonisë do të ngrit edhe propozim në qoftë se paraqitet nevojë urgjente, dhe sipas shembullit të vendeve anëtare të BE-së, presidentët e rajonit, të takohen më shpesh, e jo vetëm një herë në vit. Takimi rajonal i liderëve, si formë e bashkëpunimit, për Ivanovin, siç nënvizojnë nga Kabineti i presidentit mbetet e hapur edhe për të gjitha vendet tjera të rajonit, duke i përfshirë edhe Serbinë dhe Greqinë.
Ky takim është i treti pas takimeve në Vlorë në vitin 2009 dhe Prizren në vitin 2010.
(m.a/BalkanWeb)