Milo: Nëse do të ecet në këtë rrugë, zgjedhjet e 28 Qershorit drejt manipulimit

>Kreu i PSD akuzon mazhorancën se po përdor ligjin për dosjet si instrument kundër opozitës
Gjatë një interviste televizive, kryetari i Partisë Social Demokrate, zoti Paskal Milo, i ka përcaktuar të mjaftueshme dyshimet për të dhënë alarmin për manipulimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Ndër të tjera, gjatë kësaj interviste është prekur edhe çështja më e përfolur që po qarkullon në kampin politik shqiptar, zëvendësimi i deputetit Biberaj me zotin Rusmajli, në delegacionin shqiptar të Këshillit të Europës. Sipas zotit Milo, ky zëvendësim është si rrjedhojë e çështjeve të brendshme të PD-së, por sipas tij duhen respektuar procedurat e parlamentit shqiptar, që nuk janë pronë private e PD. Një çështje të tillë, Milo e ka përcaktuar tepër negative për imazhin e Shqipërisë në përfaqësuesit ndërkombëtar.
Ka hyrë në fuqi ligji i ilustracioneve, që është shoqëruar ashpër nga opozita, por sidomos nga institucionet ndërkombëtare. Mendoni se ky ligj do të sjell probleme?
Për mendim tim, ligji nuk do sjell probleme për opozitën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët se është antidemokratik, fakti që vërtetohet jo vetëm nga reagimi i opozitës dhe i qarqeve intelektuale të opinionit publik në përgjithësi në Shqipëri, por edhe nga një reagim tërësor i opinionit publik ndërkombëtar dhe i komunitetit ndërkombëtar. Të gjithë institucionet ndërkombëtare me peshë dhe rëndësi kanë reaguar kundër ligjit të dosjeve. Nëse ne, opozita jemi gabim, atëherë të gjykojmë se gabim janë edhe BE, SHBA, OSBE dhe KE, pra i gjithë komuniteti ndërkombëtar është gabim dhe i vetmi njeri i mënçuar dhe që ka të drejtë është zoti Berisha. Ne gjykojmë se nëse do të të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë, atëherë përfundimisht Shqipëria i ngushton hapësirat vetes së vet për tu integruar në shoqërinë demokratike ndërkombëtare dhe veçanërisht në BE, kjo është shqetësuese për gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për opozitën.
Pse sipas jush ndërkombëtarët reagojnë dhe këmbëngulin në reagimin e tyre pikërisht në këtë pikë. Është thjesht një kërkesë dhe një garanci që ligji nuk do të përdoret politikisht, apo është një mënyrë për të kundërshtuar ligjin?
Ndërkombëtarët kanë kritere të njohura demokratike që vlerëson shoqërinë demokratike në tranzicion siç është Shqipëria dhe që nga momenti që një qeveri, qoftë kjo qeveria e PD aktualisht, nuk përfaqëson standarde që ata kërkojnë ata kanë të drejtë të reagojnë dhe nuk është reagim gradual, që në përgatitjen e këtij projektligji qeveria e SHBA përmes zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit Daniel Fried përmes telefonatës që i bëri Berishës në mënyrë të drejtpërdrejtë i kërkoi të ketë kujdes për hartimin e këtij projektligji, gjë që ai nuk e mori parasysh. Kur të gjitha janë kundër këtij projektligji, si është e mundur që PD, qeveria e saj, kryetarja e Parlamentit, nuk duan, nuk arrijnë ta kuptojnë, apo nuk e dinë se çjanë duke bërë? Po i bien murit me kokë. Po shkojnë në traditat e politikës së tyre në vitin 96-97? Komuniteti ndërkombëtar është kundër qeverisë, kundër PD.
Zoti Milo i keni kërkuar qeverisë të dorëhiqet nga vendimi i këtij ligji. Në çfarë pikash i referoheni tërheqjes?
I kam kërkuar qeverisë së PD dhe kryeministrit Sali Berisha, por kryesisht Kryetares së Parlamentit, që nuk besoj se është ajo që e bën ligjin, kuptohet kush dikton në PD, që të tërhiqet sa nuk është vonë. Më intereson që Shqipëria të mos keqinterpretohet sjellja, qeverisë së PD i bëj thirrje që të reflektoj, që të tërhiqet, nuk ka ligj tjetër, sepse ligji ska mundësi të zbatohet, dhe e dyta për vet imazhin e Shqipërisë, dëmtohet imazhi i Shqipërisë. Nuk mund të shkojmë në një klimë të nxehtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse mund të krijojnë situata të jashtëzakonshme, të papritura që mund të përkeqësojnë imazhin e dëmtuar të Shqipërisë.
Është miratuar Rezoluta për ratifikim e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE? Çështë kjo rezolutë?
Bën mirë që politika shqiptare kërkon që Shqipëria të avancoj, në momentin që është miratuar marrëveshja e stabilizim stabilizimit, nga parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të BE. Qeveria e shikon në një optik tjetër, e cila nuk është optika e opozitës, por edhe e komunitetit ndërkombëtar, fakti i freskët është ligji për dosjet. Për të qenë nesër anëtar të BE, nuk duhet të sillemi në këtë mënyrës siç vepron qeveria e PD, që miraton një ligj që shkel të drejtat e njeriut, që nuk ka të bëjë me luftën reale kundër komunizimit, por ligji për dosjet po përdoret si instrument për fushatën elektorale që po vjen, për të krijuar një klimë kundër opozitës, dhe për të identifikuar, siç po bën zoti Berisha, opozitën aktuale me regjimin komunist, nuk po kuptoj kush ka qenë më afër këtij regjimi komunist? Është ironia e fatit e kohës, që komunistët më të zellshëm janë bërë antikomunist, ata që nuk kanë qenë komunist akuzohen si të tillë, kuptoj lojën. Politika duhet të ketë një moral, në veprimet e PD amoralieti është boshti i që përbën politikën e saj aktualisht, ligji i dosjeve është amoraliteti politik i kësaj partie.
Zëvendësimi i deputetit Biberaj me zotin Rusmajli në delegacionin shqiptar të Këshillit të Europës? Është normale sipas jush ky zëvendësim, duke pasur parasysh mënryën sesi ndodhi ky zëvendësim?
Jam anëtar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE dhe kam 3 vjet e gjysmë që bashkëpunoj me zotin Biberaj. Mund të them se ai ka qenë përfaqësues i denjë i PD, e ka përfaqësuar denjësisht kryesinë e delegacionit shqiptar, duke mbrojtur pikëpamjet e tij, të partisë së tij, ka qenë tolerant dhe delegacioni ka funksionuar në mënyrë normale të mundshme. Mendoj se sa më shumë Biberaj që të ketë PD, aq më mirë do të jetë për të dhe demokracinë shqiptare, jo se ai është kundërvënë me disa drejtues të PD, por Biberaj është intelektual, njeri i moderuar që është i pranishëm dhe i nevojshëm në politikën shqiptare pavarësisht se në çfarë krahu është. Nuk e kuptoj pse po ndodh kjo, mund të jenë çështje të brendshme të PD, mund të kenë arsye të brendshme pse Biberaj përjashtohet nga kryesia e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE, por duhen respektuar procedurat, të cilat çojnë në emërimin e anëtarit të delegacionit. Nuk dua të gjykoj se cilat janë arsyet e brendshme të PD, nëse ai ka shkelur në dërrasë të kalbur, rregullat e brendshme të një partie që funksionon në mënyrë jo shumë demokratike dhe ai ka shkuar kundër rrymës, por duhen respektuar procedurat e parlamentit shqiptar, që nuk janë pronë private e PD, por shprehje e demokracisë dhe e ligjeve që funksionojnë dhe rregullojnë punën e Kuvendit të Shqipërisë, këto ligje pavarësisht se kryetarja e kuvendit kërkon ti përvetësoj, përpiqet ti quaj pronë private të saj, por ne e dimë nga përvoja shumë e gjatë parlamentare, më të gjatë se kryetarja e kuvendit të Shqipërisë dhe e dimë se një emërim i një anëtari të delegacionit të kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nevojitet të marrë konsensusin e kuvendit, aq më tepër një njeri që është kryetari i këtij delegacioni, dhe të mos harrojmë se veprime të tillë lënë shije të hidhur në KE. Të mos harrojmë se Asambleja Parlamentare e KE përbëhet nga 400 vet, në një sallë të madhe siç është ajo e mbledhjeve të Asamblesë së KE të votojnë vetëm 70 në 400. Ne që e njohim këtë procedurë si funksionojnë grupet parlamentare në KE, më vjen keq që kryetarja e parlamentit dhe zoti Berisha kanë qenë anëtarë të delegacioneve shqiptare në KE dhe e dinë sesi funksionon kjo asamble, komisionet, e kësaj asambleje dhe nuk është e saktë dhe e vërtetë mënyra si po e përdorin ata sot
Do të ketë ndikim në imazhin e Shqipërisë?
Padyshim që ka. Aty janë rreth 400 anëtarë dhe kur ata shohin veprime të tilla që mbështeten vetëm në arsye subjektive, imagjinoni se çfarë mendojnë ata për Shqipërinë. Kjo i shton gjithë atij bagazhi negativ për imazhin e Shqipërisë, elemente të reja, që n dikojnë për fat të keq në imazhin e përgjithshëm ndaj Shqipërisë, në proceset integruese të Shqipërisë. Nuk mund të kapërcehet t