E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Himarë: Ka ardhur koha të marrë fund barbaria e shëmtimit të bregdetit

Share

Kreu socialist, Edi Rama, ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në Himarë, ku PS ka zhvilluar një tryezë për pronësinë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se gjatë këtyre 22 viteve, në bregdetin e Shqipërisë është bërë një barbari e madhe. Por, ai ka thënë se ka ende kohë që të ndalet katastrofa. Dhe, sipas Ramës, PS ka një program të qartë për rilindjen e bregdetit.

Bregdeti po dhunohet e dëmtohet përditë, por ka ende kohë për shërim e rilindje të shijes estetike të të parëve tanë në ndërtimet turistike.

Kapitulli 22 vjet i gjatë katrahure ligjore mbi tokën bregdetare, ndërtime kuturu e shëmtim kudo ku vë dorë njeriu, do mbyllet përfundimisht!

Angazhimi ynë: Do bëjmë Ligjin e Vijës Bregdetare. Do ngremë Agjencinë e Zhvillimit të bregdetit. Do ndalim barbarinë e rilindim bukurinë e tij.

Do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë.Do realizojme shembuj të bukur zhvillimi. Do kthejmë shtetin në krye të detyrës, ka thënë Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›