Oketa: Gerdeci nuk prish imazhin e ushtrise shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka deklaruar se shperthimi ne Gerdec nuk ka ndikuar ne imazhin e ushtrise shqiptare.
“Ishte nje ngjarje e cila dha disa pasoja edhe tek FA-te, por persa i perket imazhit nuk e ka lekundur kete kundrejt partnereve te NATO-s”, eshte shprehur Oketa ne emisionin “Deja Vu” ne Top Channel.
Ai ka bere te ditur se ushtria shqiptare ne vitin e ardhshem do te kthehet teresisht profesionale.
“Ne 2009-en Shqiperia do te behet plotesisht profesionale ku nuk do te kete me sherbim te detyrueshem ushtarak, por ushtare profesioniste me pagese”, tha Oketa.