E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjika i pergjigjet akuzave te kryeministrit

Kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika i eshte pergjigjur akuzave te kryeministrit Berisha ne lidhje me financimin dhe ecurine e punimeve te rruges Transballkanike.

“Ju premtuat, ose me mire genjyet, qe do te perfundonte ne 15 Nentor te vitit 2007”, eshte shprehur Gjika.

“Kam bere presion per t’ju kerkuar dhe ju kam kerkuar financimin e vleres se plote te ketij projekti prej 10,2 miliarde lekesh. Ju keni celur vetem 7 miliarde leke”, theksoi ai.

“Por, ashtu sikurse qeveria juaj eshte e mberthyer keqas nga aferat korruptive, nuk kishte sesi te shpetonte nga babezia juaj edhe projekti i rruges Transballkanike. Me duhet te deklaroj publikisht se, vec te tjerash, projekti i kesaj rruge vazhdon te jete peng i politikave korruptive te shpronesimit, ekskluzivitet i administrates tuaj”, pohoi kryebashkiaku.

Gjika ka deklaruar se rruga eshte jashte juridiksionit administrativ te Bashkise Vlore dhe i perket komunes se qeverisur nga PD-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›