E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Hyrja në NATO, jo vetëm në të mirë të Shqipërisë, por edhe të rajonit

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa në një intervistë për VOA-n foli rreth anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si dhe reformat që janë marrë në forcat e armatosura. Ministri Oketa u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, nuk sjell përfitim vetëm për Shqipërinë , por për të gjithë rajonin. "Hyrja e vendit tonë në NATO është një hap i rëndësishëm në demokracinë por edhe ekonominë shqiptare. NATO është një aleancë politiko ushtarake. Me hyrjen në Aleancën Atlantike të Veriut rritet siguria, rriten investimet e huaja në Shqipëri dhe në rajon. Kjo do të thotë se për shqiptarët do të rriten mudësitë e punësimit", u shpreh Oketa. Ndër të tjera Oketa tha se në gjitha takimet me ministrat e mbrojtjes po shikohet mundësia për trupa shtesë në Afganistan. Sipas ministrit forcat e armatosura të shqipërisë kanë rrugë të qartë të reformave dhe obligimeve. "Fatmirësisht kemi gjithë mbështetjen e aleancës që e lehtëson punën.", shtoi ai. Në fund të fjalës Gazmend Oketa bëri me dije se pas ngjarjes së Gërdecit, është ndërmarrë një plan sipas të cilit brenda 2010 do eleminohen gjitha lëndët e rrezikshme,dhe në vazhdim deri në 2015 do eleminohen edhe municionet me rrezik të ulët. "Për realizimin e këtij projekti kemi mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s, ndaj shpreh edhe një herë mirënjohje për mbështetjen", përfundoi Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›