E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Pogradec gjendet pas 13 vitesh furgoni i vjedhur në Bullgari, në Durrës gjendet traktori i vjedhur në Afrikën e Jugut

Një furgon i vjedhur 13 vite më parë në Bullgari është gjetur në qytetin e Pogradecit, raporton agjencia bullgare Focus, duke iu referuar televizionit maqedonas Sitel. Mjeti tani është në pronësi të një 41 vjeçari me iniciale B.B.

Televizioni raporton se gjatë viteve të shkuar shumë makina luksoze të vjedhura në Europë janë gjetur në Shqipëri. Është interesant, raporton televizioni, se një traktor që kishte humbur në Afrikën e Jugut është gjetur në një fshat pranë qytetit të Durrësit.

Namin për vjedhje makinash e kemi pasur, por duhet theksuar se raportimet e mediave maqedonase shpesh janë tendencioze dhe të pabazuara, siç ndodhi me rastin e qindra vajzave shqiptare që këmbehen me mushka në Maqedoni. Ende mediat shqiptare nuk kanë zbardhur një rast të tillë, jo më të flitet për qindra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›