“Dalin ne rruge” helmet e Azotikut te Fierit
Helmet e Azotikut te Fierit dalin ne rruge, duke kercenuar banoret e zones. Qindra kilograme arsenik i ngurtesuar ndodhet nen lageshtire te plote dhe paraqet rrezikshmeri. Kjo ndodh ne Azotikun e Fierit, ku ndodhen dhe qindra kilograme reagente te tjere kimik, qe jane me rrezikshmeri te larte qe ruhen ne depo. Produkte kimike qe per vite me radhe kane qene te zhytura ne kullat e arsenikut jane hedhur ne nje grope qe paraqesin rrezikshmeri per bagetite qe kullosin ne kete zone. Pas shume trantativash, firma italiane “Selca” pas tenderit te zhvilluar, mori persiper punimin e arsenikut qe ta kthente nga gjendje te lenget ne te ngurte dhe largimin nga ambientet e azotikut. Nje pjese e ketij procesi u realizua pasi arseniku nga gjendje e lenget u kthye ne te ngurte dhe u ambalazhua ne thase qe jane te magazinuara ne nje ndertese, ku nuk ka asnje mburoje, pasi dhe shiu futet brenda. Sipas nje inxhinieri kimist industrial, qe ka 35 vjet pune, “kjo perben nje rrezikshmeri te larte, pasi dikush qe mund te shkoje atje mund te thithe aromen e lageshtires apo mund ta shkele apo preke pa dashje dicka dhe mund te gjeje vdekje te ngadalshme, sikunder bagetite qe kullosin perreth mund te shkojne dhe te helmohen”. Pas largimit te firmes “Selca”, pritet zhvillimi i nje tenderi tjeter si dhe nje tjeter firme fituese qe te kryeje largimin e kesaj sasie te ngurtesuar te rrezikshme. Brenda ambienteve te nje depoje ndodhen disa dhjetera kg. reagente kimike (helme), te cilat dikur kane sherbyer per reaksione kimike ne laboratorin e kesaj ndermarrje. Duken qarte bidona dy kuintalesh me solucione teper te rrezikshme sikunder ne deren e brendshme te magazines ende duket qarte shkrimi "Rrezik vdekje". Kjo depo tani eshte pa roje dhe mund te shkaktoje nje tragjedi, nese dikush tenton te futet aty.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj