E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Pas fteses, te fillojne reformat

Opozita e cileson 3 prillin, diten e marrjes se fteses per anetaresim ne NATO nga Samiti i Bukureshtit, si nje dite shume te rendesishme per Shqiperine dhe per fatet e kombit shqiptar. Por kjo nuk e ka penguar qe te tregoje kembenguljen e saj per largimin e kreut te qeverise. Sipas Leskaj, data 3 prill eshte nje dite e vecante per te gjithe, por duhet nje pune shume e madhe ne ditet ne vazhdim per te thelluar reformat. Duke rikujtuar protesten e opozites ne qender te Tiranes, Leskaj ka thene se opozita ka asistuar ne marrjen e fteses, por do kerkoje doreheqjen e Berishes. Gjithashtu Leskaj ka rikujtuar rendesine e reformave, te cilat duhet te behen me urgjence. “Mesazhet e mbeshtetjes se madhe ndaj Shqiperise nga SHBA dhe Presidenti Bush, si dhe nga partneret e tjere duhet te na bejne te ndjehemi dyfish te pergjegjshem per detyrat e medha qe kemi perpara”, tha kryetarja e Grupit parlamentar te PS-se. Ajo vlereson sidomos vemendjen qe duhet treguar ndaj mesazheve qe lidhen me plotesimin e reformave dhe rritjen e pergjegjesive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›