E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demshperblimet, hapen 2200 llogari bankare

Shperndarja e ndihmes financiare per banoret e demtuar te zones, nepermjet deges se Postes Vore, eshte kryer ne masen 100 per qind deri diten e djeshme. Keshtu ka bere te ditur Ministria e Brendshme, ndersa numri i personave qe kane terhequr demshperblimin shkon ne 2200. Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile, Alfred Olli, prefekti i Qarkut Tirane, Ruzhdi Keci dhe nje perfaqesues i ambasades amerikane vizituan trupat qe marrin pjese ne operacionet e likuidimit te pasojave te shperthimit te Gerdecit. Nderkohe qe dy dite me pare jane magazinuar 150 pako ushqimore nga shoqata humanitare “Dorka”. Nga qendra e Bashkuar Operacionale e Ministrise se Mbrojtjes eshte bere e ditur se ne terren jane gjithsej 97 forca dhe 27 mjete, prej te cilave tre jane te TMK-se dhe 3 forca daneze. Nga ana tjeter jane kryer operacione kerkimi per nje person te deklaruar te humbur nga ana e familjareve, qe eshte Shqipe Alhasa, qe deri me tani nuk eshte gjetur. Kane vazhduar operacionet per grumbullim municioni (inerte), certifikim dhe permiresim infrastrukture. Gjithashtu eshte pastruar nje siperfaqe prej 11,5 ha toke, jane grumbulluar 3 predha te rrezikshme, 23 predha te parrezikshme, si dhe jane grumbulluar dhe transportuar 1.9 tone inerte pa vlere. Nderkaq jane certifikuar 4 shtepi banimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›