PD:Të miratohet urgjentisht plani rregullues i Tiranës
TIRANE- Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkuan sot mbledhjen urgjente të këshillit. Ata shprehen të shqetësuar për zvarritjen dhe bllokimin, që, sipas tyre, kryetari i Bashkisë, Edi Rama dhe klani i tij po i bëjnë Planit të Përgjithshëm Rregullues të Tiranës.
“Edhe pas thirrjeve të papërsëritura të Qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve për të dërguar Planin e Përgjithshëm Rregullues të Tiranës për miratim në KRRTSH, në mënyrë të jashtëligjëshme dhe të dëmshme për qytetarët dhe ndërtuesit e Tiranes, Rama nuk ka levizur aspak për të dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Planin e Përgjithshëm Rregullues urbanistik të qytetit".- tha sot në një prononcim për shtyp kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës, njëkohësisht zv. ministër i Brendshëm, Ferdinand Poni.
Më tej Poni shtoi se kërkesa e grupit të këshilltarëve të PD-së për të thirrur mbledhjen urgjente të Këshullit të Bashkisë së Tiranë mbështetet në ligjin Nr 8652 date 31.07.2000 « Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore,
"për ti dhënë fund kësaj situate sa korruptive e të jashtëligjshme, kësaj situate kundër qytetareve biznesit e zhvillimit, kësaj situate të krijuar nga grupe klienteliste, që mbajnë peng qytetin e Tiranes e zhvillimin e tij, kësaj situate të krijuar nga kryetari me korrespondecë i Tiranës , nga ish-kryetari i vënë në shërbim të interesave mafioze të ndërtimit”.
Sipas Ponit "Mister" Rama apo mister 350 ditëshi zvarrit dhe saboton miratimin e Planit, për të vazhduar të copëzojë e betonizojë Tiranën.
(s.g/BalkanWeb)