E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oktapodi Berisha

Jeni ju pa jam une - ishte nje shprehje populiste e ish-diktatorit Enver Hoxha qe perseritej shpesh kur udheheqesi takonte masat apo ulej gju me gju me popullin. Ne
fund te dekades se dyte te renies se regjimit komunist ne vend shprehja eshte pike per
pike per udheheqesin e Shqiperise kryeministrin Sali Berisha.


Ai nuk mund ta thote per popullin shprehjen e famshme te Hoxhes sepse vota e tij e kishte rrezuar ne 1997-en dhe ne 2009-en por fale makinacioneve politike ka mbetur ne pushtet. Populli i tij eshte qarku i ngushte i njerezve qe kane ngritur rrjetin qeverises ne vend i cili kontrollon politiken dhe ekonomine e vendit.


Ka thene se do te jete ne krye te vendit sa ta lejoje ai atje LART. 66-vjecari Sali Berisha pasi mori fitoren e zgjedhjeve ne 3 korrik 2005 u rikthye ne pushtet pasi ishte rrezuar dhunshem dhe turpshem pas revoltave te marsit 1997 qe i shkaktuan vendit rrenim total mijera te vrare dhe te plagosur si dhe nje administrim ushtarak nderkombetar deri ne ardhjen e qeverise se majte pas zgjedhjeve te 29 qershorit 1997.


Per tete vjet beri nje opozite te dhunshme duke kundershtuar cdo rezultat zgjedhjesh. Pas cdo sfide elektorale ku dilte humbes akuzonte Fatos Nanon apo Ilir Meten si vjedhes se zgjedhjeve.


Ne 2005-en do te ndryshonte taktike duke u bere gjitheperfshires sepse pranoi ata qe kishte flakur prej vitit 1992 u be edhe populist sepse premtoi se do te bente gjithcka qe te kapte trenin e umbur europian te vendit i cili eshte serish nder me te fundit ne rajon. Por pas ardhjes ne pushtet ndryshoi gjithcka duke treguar se imazhi i ri ishte fasada per te rimarre pushtetin.


Sot ne vitin e gjashte te qenies ne kolltukun e kryeministrit ai ka arritur te realizoje misionin qe la pergjysme kur ishte president ne vitet 1992-1997.


Ai ka nen kontroll te gjitha pushtetet. Fale presioneve ka futur nen sqetull institucionet
e pavarura kushtetuese Prokurorine gjykatat. Njerezit e tij kontrollojne jeten ekonomike dhe politike te vendit. Pa keto lidhje askush nuk mund te jete pjesemarres
dhe perfitues ne fondet publike.


Duke zgjeruar bazen e taksimit per individet dhe
bizneset qeveria e tij mbledh shume me teper para se qeverisjet e meparshme por
ato nuk e kane shtuar mireqenien e qytetareve. Rritja e rrogave dhe pensioneve eshte
zeruar nga rritja galopante e cmimeve te sherbimeve kryesore dhe cmimeve te
artikujve baze.


Per shume shqiptare sigurimi i jeteses eshte bere i paperballueshem
sidomos per shtresen e mbi 540 mije pensionisteve. Qeveria e drejtuar prej tij ka
marre borxhe me shume se cdo kabinet qeveritar borxhe qe do te paguhen nga
brezat e ardhshem.


Por deshtimi me i madh i politikanit Sali Berisha eshte mosmarrja e
fteses se anetaresim ne BE. Liberalizimi i vizave ishte nje dhurate e BE-se per sakrificat e popullit shqiptar per gati dy dekada por mosarritja e standardeve politike dhe
reformat e pakryera i kushtuan vendit serish mbetjen jashte agjendes se zgjerimit te BEse.


Ashtu si ne 26 maj 1996-es edhe ne 28
qershor 2009-es z. Berisha arriti te njolloste zgjedhjet e shqiptareve. Duke vene ne
sherbim te mbajtjes se pushtetit buxhetin e shtetit ai coi vendin ne kaos politik i cili
vazhdon edhe pas paralajmerimeve te aktorit nderkombetar.


Prej nje viti e gjysme ai arriti me sukses ta zvarriste kerkesen e
opozites se majte per transparencen e votimeve te 28 qershorit. Me nje numer minimal ne Kuvend qe i siguron shumicen e
thjeshte per kalimin e ligjeve kryeministri po hyn ne vitin e gjashte e pushtetit i
rrethuar nga njerez qe nga opozita quhetshkurt dhe me kuptim Familja.


shte rrjeti i tij i ngushte ne pushtet njerez qe kane pushtetin politik dhe ekonomik. Isharmiq qe e kane luftuar nder vite ishbashkepunetore
te debuar qe jane rikthyer serish ne PD seksere te huaj qe kane bere
punet e pista ne Ballkan apo biznesmene qe kontrollojne punet e familjes se tij.


Ne syte e botes ai eshte kryeministri qe anetaresoi vendin ne NATO qe liberalizoi
vizat. Per shqiptaret eshte kryeministri i Gerdecit i permbytjeve i trafikut te influences
miku i ngushte i seksereve te puneve te pista armiku me i eger i fjales se lire
bleresi dhe ndeshkuesi i mediave kritike sulltani i sotem i shqiptareve sic e cileson
nje konstitucionalist. Duke e kthyer republiken parlamentare ne nje sulltanat.
ILIR META


Zv.kryeminister dhe kryetar i LSI Ilir Meta 42 vjec prej 16 shtatorit 2010 eshte ne postin e zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise Tregtise dheEnergjetikes ndersa prej shtatorit 2009 ishte Zevendeskryeminister dhe minister i
Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise.


Ai dhe kater deputetet qe ai arriti te marre pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 jane baza e bashkeqeverisjes se LSI-se me PD-ne e Sali Berishes. Fale bashkimit te
partise se tij ultra te majte me partine e djathte te Berishes qeveria ka votat e
mjaftueshme ne Kuvend per te votuar ligjet qe duan shumice te thjeshte.


Meta eshte prej dy dekadash ne politike dhe prej vitit 1992 deputet ne Kuvendin e Shqiperise. Ne korrik 2003 dha doreheqjen e parevokueshme nga qeveria e Fatos Nanos te cilit i kishte liruar vendin e kryeministrit ne shkurt 2002.


Njoftoj largimin tim te parevokueshem nga
kjo tavoline qe drejtoni ju duke mos pranuar qe te vazhdoj te behem pjese e
falsitetit dhe hipokrizise tende qeverisese - i drejtohej Nanos ai me se 7 vite me pare.
Por kurre mos thuaj kurre.


Pak dite para zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit
2009 Ilir Meta dhe Fatos Nano do te shiheshin bashke ne perpjekje per te
bindur Edi Ramen qe te bashkepunonteme ta qe te fitonin per te marre pushtetin. Pasditen e 28 qershorit 2009 Ilir Meta do te ishte pjese e qeverisjes se re me ate qe
kishte kundershtuar dhe anatemuar aq shume ne publik prej vitit 2005 Sali
Berishen.


Ndersa pak jave para zgjedhjeve kishte dale me parullen Berisha ik pas zgjedhjeve te kontestuara ai do te ndante pushtetin me te. Mori tri llokma te
bollshme ministrine e Shendetesise ate te Ekonomise dhe Ministrine e Jashtme. Plus nje armate te pafund pushtetaresh te niveleve te dyta prefekte drejtore dhe 20
per qind te totalit te punonjesve buxhetore

.
Skandalet me te medha te pas shtatorit 2009 lidhen me te dhe figurat qe ai ngriti ne qeverisje. Ne shendetesi edhe pse
buxheti i shtetit nuk eshte kursyer nuk ka nivel minimal trajtimi njerezor spitalor
ilacet jane shume here me shtrenjte se nje vit me pare dhe opozita thote se ato sillen
nga njerez te afert me ministrin e shendetesise.


Dritan Prifti ishte minister i propozuar prej tij kur ne janar 2010 ultesira veriperendimore u permbyt dhe mijera hektare toke dhe banesa u shkaterruan.Ministri ishte ne Turqi dhe nuk pranoi te jepte doreheqjen.


Ai do te shkarkohej meceremoni ne shtator per tu zevendesuar nga kryetari i partise pra vete Meta. Dy muaj me pas Nenshkodra do te permbytej serish me pasoja edhe me te renda. Ministri serish nuk ndodhej ne Shqiperi. Sipas
dokumenteve te publikuar ne shtyp ishte ne eki ne nje vizite private dhe flinte ne
nje hotel ku kushtonte nje nate mbi 100 euro.


Pas permbytjeve te nentor-dhjetorit 2010 mijera familje te Shkodres dhe me gjere kane humbur gjithcka por qeveria ka fajesuar motin. Meta eshte sipas Mjaft
nje nder deputetet me te pasur me rreth 44 milione leke te reja pasuri por opozita
thote se eshte shume te teper duke renditur dhjetera biznese qe menaxhohen nen emra te te tjereve.


Sipas skemes aktuale te qeverisjes me Berishen Ilir Meta kontrollon
ministrite qe kane ne duar tenderet me te medhenj nga buxheti i shtetit perfaqesimin e Shqiperise ne bote me ane te Ministrise se Jashtme dhe nuk ka shanse qe
ai te ndeshkohet sepse nje teke e tij i kushton pushtetin kryeministrit Berisha.FATOS NANO Politikan dhe biznesmen 58-vjecari Fatos Nano eshte njeelektron i lire.


Duket ne Shqiperi here-pas
here per te goditur opoziten dhe per ti dhene mbeshtetjen koalicionit qeverises
Berisha-Meta. Ne 17 tetor 2010 darkonte me ish-rivalin brenda partise Meta dhe
shprehej Une jam shoferi i Ilir Metes.


Jeton ne Baden afer kryeqytetit austriak Vjene por nuk mungon ne Shqiperi. Njerezit
e tij jane futur ne skemen e pushtetit. Ai vete ka parapelqyer te jete pak larg per momentin pas disfates qe provoi ne korrik 2007 per tu zgjedhur president por nuk e
ka perjashtuar rikandidimin.


Nderkohe ben biznes. Pak kohe me pare media maqedonase raportonte se ish-kryeministri shqiptar planifikonte disa biznese ne Shkup ku
synonte te blinte nje hotel ne vendin ku posedon edhe dy banesa ne kompleksin
elitar Akua Blu afer fshatit Peshtan ne Oher.


Fakti se ai dhe bashkeshortja Xhoana
Nano kane si synim biznesin nuk eshte gje e re. Por ai pas ikjes nga pushteti e ka perdorurperdorur politiken per te rritur biznesin e tij privat I komentuar nga Sali Berisha me qindra here si mafioz kleptokrat padrinodrejtues i bizneseve qe kontrollojne me
qindra milione dollare brenda dhe jashte Shqiperi Fatos Nano eshte pjese e marreveshjeje te heshtur per te mbeshtetur qeverine dhe nga ana tjeter te lihet i qete ne bizneset e veta aq shume te perfolura.


Ne fakt ai i eshte gjendur kryeministrit Sali Berisha ne ditet me te veshtira te tij.


Ne 2007 ai erdhi ne Shqiperi per tiu bashkuar Berishes duke garantuar bashkepunim me te per ceshtje kombetare.


Erdhi serish para zgjedhjeve te qershorit 2009 per ti
dhene mesazhin popullit qe te mos votonte PS-se e drejtuar nga Edi Rama e cila sipas tij ishte humbur memorien se ishte ndare nga e majta dhe gjithe keto akuza beheshin sepse Rama e kishte lene jashte listes se kandidateve per deputete.


Erdhi edhe pak dite para dites se zgjedhjeve dhe beri diversion duke i kerkuar po kesaj partie qe kish share jave me pare qe te bente koalicion me LSI-ne dhe njerezit e drejtuar prejtij.


Erdhi serish pas dhe do te vije serish sepse ka premtuar se do te rihyje ne gare per kreun e shtetit ne 2012 kur mbaron mandati presidentit aktual Topi duke besuar se i ka dhene aq pushtetit te Berishes sa ti besoje postin e numrit nje te vendit.


DAMIR FAZLLI Biznesmen serbo-boshnjak Damir Fazllic eshte serbo-boshnjaku me i njohur ne Shqiperi. Miku personal i kryeministrit Sali Berisha e zbuloi Shqiperine para se Berisha te rimerrte pushtetin sepse loboi prane nje firme amerikane qe menaxhoi fushaten elektorale te PD-se per zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut.


Ai eshte pika lidhese mes krimit te ish-Jugosllavise dhe bizneseve te paligjshme qe jane bere ne Shqiperi prej vitit 2005. Ne aferat e tij nuk mungoi as emri i vajzes se kryeministrit.


Argita Malltezi Berisha ne krye te studios ligjore kundrejt 3 perqindeshit do te jepte token e falur nga qeveria Berisha per shtetasin Fazllic per te ndertuar nje park energjetik.


Damir Fazllic e kishte blere kete toke ne Porto Romano te Durresit ne korrik te vitit 2007 kundrejt nje cmimi qesharak. Token prej 16 hektaresh Fazllic e bleu token pak kohe perpara se ajo te behej me vlere per shkak te projektit per park energjetik.


Megjithese kishte mjaft implikuese Prokuroria e Pergjithshem nuk arriti te hetoje mbi to. Fazllic akuzohej per pastrim parash dhe trafik influence dhe punet e tij fitimprurese
shtirheshin nga importi i energjise elektrike deri te trafiku i armeve. Ai shiti firma si Croun Acquisitions dhe minimalisht duhej te paguante tatimin mbi fitimin e shitjes rreth 170 mije euro.


Fazllic deklaronte se firma blerese qipriote Altaria Research Limited ishte e tij dhe ajo ne nentor 2007 themeloi ne nentor 2007 ne Zagreb kompanine Rudnap Energija d.o.o pjese e grupit Rudnap.


Nga te dhenat zyrtare rezulton se grupi Rudnap ka perfituar rreth 33 milione euro nga taksat eshqiptareve si pasoje e energjise qe i ka shitur KESH-it me prokurim te drejtperdrejte.


Ne prokuren e firmes qipriote Ataria Research Limited kishte nenshkruar edhe nje perfaqesuese e firmes Skysec Secretarial Limited. Firma ishte listuar nga
Amnesty International dhe nga OKB-ja si nje furnizuese me arme e disa konflikteve ne Afrike.


Fazllic perdori edhe lidhjet e tij me vajzen e kryeministrit per trafik influence ne firma karburantesh qe falimentonin per te mos paguar borxhet e vjetra shtetit shqiptar
sic ishte rasti i firmes Rompetrol Group te ciles iu falen rreth 1 milion euro borxhe
ndaj shtetit shqiptar.


Rompetrol Grup kishte blere qe ne janar te vitit 2005 disa
hektare toke ne Porto Romano ndersa fill pas bashkimit me firmen Kelena ku
Damir Fazllic ishte pronar ndersa kjo e fundit eshte 40 per qind aksionare e parkut
energjetik ne Porto Romano.


Sikurse Altaria Research Limited edhe Kelena ishte krijuar ne Qipro nga Fazllici ne dhjetor te vitit 2005. Sipas dokumenteve Damir Fazllic dhe Eduard Roxhers pronar i firmes Barbour Griffith Rogers BGR nenshkruan se bashku per te marre pjese me 40 per qind ne firmen Rompetrol Albania ne Porto Romano.


Ishte Barbour Griffith Rogers qe mbeshteti dhe asistoi ne 2005 Partine Demokratike qe kjo te fitonte pushtetin. Damir Fazllic do te ndalohej ne Sarajeve ne vitin 2008 bashke me komandantin mysliman ne Srebrenice Naser Oric i cili akuzohet nga Gjykata Nderkombetare e Hages per krime lufte te akuzuar per mashtrime.


Sipas medias serbe Fazllic ishte nje biznesmen i lidhur me nje numer skandalesh jo vetem ne Bosnje Hercegovine por edhe ne Serbi dhe Kroaci dhe Shqiperi. Pas tragjedise se Gerdecit ne 15 mars 2008 emri i Fazllic u permend edhe si ndermjetesi mes MEICO-s dhe shoqerise se Diverolit per tregtine e fishekeve ne Afganistan.

RRAHMAN SELMANLLARI Biznesmen Emri i Rrahman Selmanllarit del i
lidhur ngushte me ate te Shkelzen Berishes djalit te kryeministrit Sali Berisha. Ai del te pallatet e Liqenit ne Tirane te tokat ne Orikum te tragjedia e Gerdecit dhe kudo ku djali i kryeministrit ka bere sekserin sic edhe deklarohet publikisht.


Akuza e kishte si deshmitar kryesor per tragjedine e Gerdecit. Rafi sic thirret shkurt do te pyetej per rolin e tij ne ngritjen e fabrikes se demontimit ne Gerdec lidhjet me te pandehurit e dosjes si Mihal Delijorgji Ylli Pinari perfaqesuesit e kompanise amerikane SAC si dhe lidhjet me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe zyrtaret e tjere.


Gerdec ishte skandali me i madh vdekjeprures ne kohe paqeje per Shqiperine sepse mesditen e 15 marsit 2008 shpertheu punishtja u demontoheshin municionet e ushtrise shqiptare dhe ishin magazinuar mijera ton barut.


Aty humben jeten 26 persona mbi 300 te tjere u plagosen dhe qindra shtepi e biznese u shkaterruan. Prokuroria shprehej se Selmanllari ishte marre ne pyetje nga hetuesit duke i mohuar lidhjet me punishten e demontimit ne Gerdec.


Por ishin gjetur prova dhe materiale qe provonin se miku i djalit te kryeministrit Sali Berisha Rafi ishte perfaqesues i kompanise amerikane SAC-i per te ndjekur demonstrimin e pare te demontimit te municioneve te kalibrit te vogel ne fabriken e Gerdecit.


Dyshohej se Rafi ishte i pranishem ne negociatat mes Efraim Diverolit president i kompanise AEY drejtorit te MEICO-s Ylli Pinari dhe
Mihal Delijorgjit per trafikun fishekeve. Ai nuk e mohonte miqesine me Shkelzen Berishen duke u pergjigjur Jemi miq te mire prej me shume se dhjete vitesh.


Sa here qe ai ndodhet ne Shqiperi kalojme
shume kohe bashke. Emri i mikut te djalit te kryeministrit Berisha Rrahman Selmanllari u permend edhe pas skandalit te tokave ne Orikum te Vlores dhe nderhyrjes
se policise ne rolin e pronarit te tokave ne nje nga zonat me te kerkuara te Vlores.


Edhe pse nuk kishte lidhje me Vloren Rafi kishte pronesine e tokes ku ndertoheshin pallatet. Banoret qe kane pronesine e tokes ishin habitur kur mes pronareve te tokes i shtati ishte emri i Rrahman Selmanllarit

GENC RULI


Minister i Buqesise 16 vite me pare ishte prane burgut i akuzuar per nje skandal te quajtur Druri i
arres. E akuzonte vete presidenti i asaj kohe Sali Berisha por shumica ne Kuvend
vendosi qe te mos i hiqej imuniteti i deputetit. Sot Genc Ruli eshte per te dyten here minister i kabinetit Berisha.


Per kater vite ishte minister i METE ku edhe pse ka ikur prej shtatorit 2009 skandalet e drejtimit te tij ne ministri po dalin njeri pas tjetrit.


Me e fundit eshte ajo e koncesionit te nje firme qe menaxhonte biznesin fitimprures te nxjerrjes se kromit ne Bulqize te ciles i falte mbi 1.5 milione euro detyrime ndaj shtetit duke vendosur dhe ne emer te Kuvendit dhe Ministrise se Financave. Ne shtator 2010 opozita e majte e akuzonte te perfshire ne privatizimin abuziv te ish-Ekspozites Shqiperia Sot ish-ministrin e Energjetikes Genc Ruli si
dhe njerez afer kryeministrit Berisha.


Per kete privatizim ishin prishur arbitrarisht kontratat me subjektet qe kishin marr ligjerisht ambientet e kesaj godine me qira dhe subjekte si televizioni kombetar Top


Channel u vu nen presionin per te dale jashte pavaresisht se kishte qene me
kontrate te rregullt shumevjecare me shtetin. Gjate qenies se tij minister ne
METE u krye privatizimi i dyshimte i kompanise shteterore te naftes ARMO dhe
u pershpejtua likuidimi i kompanise Alpetrol qe te mos kishte vlere te larte para privatizimit te mundshem.


Pak dite me pare PS-ja akuzoi serish Ministrin e Bujqesise Genc Ruli per afere
korruptive me koncesionet minerare dhene kur ishte minister ne METE. Ruli ne
menyre te paligjshme duke injoruar krejtesisht Kuvendin kishte ndryshuar
kushtet e kontrates koncesionare duke e shtyre detyrimin e nje kompanie per te
investuar miliona euro vecanerisht per permiresimin e kushteve te punes dhe te sigurise ne miniere.


Ruli nuk eshte mjaftuar me kaq por me nje gjest bujarie korruptive te pashembullt vendosi ti fale kesaj kompanie edhe borxhin prej 1.6 milione euro duke e lidhur ate me rimbursimin e TVSH-se duke shkelur kompetencat e
ministrise se Financave.


Ruli eshte mbrojtur me alibine se kompania ishte ne gjendje
te veshtire financiare dhe ate kohe kur mori vendimin Parlamenti ishte shperndare.
Firma e ish-ministrit Ruli eshte edhe ne dokumentet e kompanise STREM OIL
subjekt qe mori nga Sali Berisha 4 nga 6 vendburimet kombetare te naftes e gazit.


Gjate mandatit te tij si minister i Bujqesise Genc Ruli ka perballuar me sukses dy permbytje qe u bene ne zonen Nenshkodres ne janar dhe dhjetor 2010. Dhjetera projekte fantazim per argjinaturat digat kanalet kulluese dhe infrastrukturen mbeten ne leter duke cuar ne rrenimin eketyre zonave.


LULZIM BASHA


Minister i Brendshem Sekseri serbo-boshnjak Damir Fazllic
eshte mik i ngushte dhe partner ne biznese me Lulzim Bashen 36-vjecarin qe llogaritet
si bashkepunetori me i afert i Sali Berishes.


Basha vinte pas nje pervoje 6-vjecare me UNMIK-un ne Kosove ku bashkepunoi
edhe me vajzen e Berishes dhe bente raporte kunder ish-luftetareve te UK-se
Ishte kjo lidhja qe e katapultoi ne krye te njerezve me te afert te kryeministrit te ardhshem.


Me emrin e tij jane lidhur skandalet me te medha te kryera nga qeveria e kryeministrit Berisha. Ne vitin 2006 ishte ekzekutori i skandalit te rruges Durres-Kukes-Morine nje investim qe sot llogaritet te shkoje rreth 1.3 miliarde euro.

Shumica e zerit te buxhetit per investime publike ka shkuar per kete rruge duke lene
ne gjendje te mjeruar segmentet e tjera vitale te vendit me infrastrukturen me te
shkaterruar ne rajon dhe qe i duhet te paguaje borxhe te medha per te paguar korrupsionin shteteror.


Lulzim Basha eshte fytyra e re qe kishte remtuar Sali Berisha per te hapur PD-ne dhe per ta bere ate moderne. Por politika qe ka ndjekur eshte imitimi i primitivitetit te Sali Berishes. Ne nentor 2005 do te niste luften politike kunder figures se kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama.


Ministria e Transporteve qe ai drejtonte ishte ne krye te aksioneve politike per te shkaterruar apo penguar investimet publike ne Tirane sic ishte rasti famekeq i mbi-nenkalimit te Zogu i Zi. Tirana do ta vuante shume doren e zgjatur te Sali Berishes Lulzim Bashen mbi projektet qe permiresojne jeten e qytetareve.


Nen drejtimin e tij skandaloz krye te MPTT-se vendi mbeti pa kontroll territori ndertimet pa leje vijuan te zaptonin edhe ato zona bregdetare apo te gjelbra qe kishin mbetur tenderet per ndertimin e infrastruktures se vendit i fituan firma fantazma qe nuk kishin as mjetet as pervojen per projekte te tilla.


Ndertimi i rrugeve apo planifikimi i tyre u be sipas ndikimeve partiake dhe krahinore. Gradimi i tij minister i Brendshem pas rrembimit te mandatit te dyte qeverises nga Berisha u pasua me nje shtim te frikshem te numrit te krimeve kunder
shtetasve prones pasurise vjedhjeve dhe grabitjeve.


Statistikat flasin per rritje te
kurbes se te gjitha krimeve apo aksidenteve perdorim te policise se shtetit ne
nisma proqeveritare dhe kunder opozites apo fjales se lire.


Pompimi i figures se Bashes veper kryesore e Berishes duke e bere ate edhe pretendent per te fituar bashkine e Tiranes ne zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit 2011 eshte treguesi i lidhjes mes tij dhe familjes qe e mban dhe perdor politikisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›