E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: 2010 viti historik për Shqipërinë

“Kam kënaqësinë të konstatoj se ecuria e deritanishme e lëvizjes së e lirë të shqiptarëve drejt Evropës tregon se ata dinë të sillen me dinjitet, të respektojnë të gjithë rregullat e Evropës dhe të kualifikohen si qytetarë të denjë të saj. Viti 2010 ka qenë një vit i rëndësishëm për avancimin e axhendës sonë të integrimit evropian”, theksoi Haxhinasto në një aktivitet të organizuar.

Ai shtoi më tej se këtë vit Shqipëria ka arritur të ketë një rol të ri ndërkombëtar. Si anëtare e NATO-s-vijoi kryediplomati -ajo është përballuar dhe ka realizuar me sukses detyrimet e saj lidhur me sfidat e sigurisë dhe të çështjeve të tjera globale.

“Me kënaqësi shikoj se Shqipëria ka një rol dhe partneritet të rëndësishëm me faktorët ndërkombëtar në rajon për avancimin e integrimit të tij të plotë në NATO. Në formatin A5, pashë me kënaqësi se vendet e rajonit kërkojnë mbështetjen, të cilën ne e japim me kënaqësi, mbështetjen e Shqipërisë për t’i ndihmuar në procesin e integrimit euro-atlantik”, tha gjithashtu.Më tej, ai sqaroi se në këtë vit, është shënuar rritje e cilësisë së shërbimeve për diasporën e re shqiptare ku do të që ajo ndodhet si dhe janë realizuar një sërë marrëveshjesh.

                                                                                             2010-12-30 08:45
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›