E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha feston me femijet e Shkodres festat e fundvitit

Shkoder 30 dhjetor NOA - Kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij zonja Liri Berisha festuan se bashku me femijet e zonave te permbytura ne Shkoder festat e fundvitit.

Ne kete ceremoni ku merrnin pjese prinder e mesues si dhe perfaqesues te pushtetit vendor kryeministri Berisha u shpreh i lumtur qe ndodhej mes femijeve per te ndare se bashku me ta emocionin e festave.

Kryeministri iu uroi femijeve te Shkodres dhe te mbare Shqiperise nje vit te mbare te bardhe dhe te gezuar ashtu sic ata e meritojne.

Duke shprehur nderimin me te thelle per te gjithe qytetaret e Shkodres dhe te zonave te permbytura ai tha se ne kete katastrofe te rende natyrore spikati dhe shkelqeu madherishem shpirti i qytetarit shkodran i banoreve te komunave te permbytura guximi trimeria dhe mencuria e tyre.

Kryeministri garantoi se qeveria do te beje gjithcka qe demet e shkaktuara nga permbytja te rikuperohen sa me shpejt dhe se viti i ri do te jete nje vit i projekteve te medha dhe te rendesishme per shkollat dhe kopshtet e femijeve si dhe per Shkodren e mbare Shqiperine.

Me pas ne nje atmosfere festive Kryeministri dhe zonja Berisha shperndane dhuratat e pergatitura per femijet.

Ju uroj te gjithe femijeve te Shkodres dhe te mbare Shqiperise nje vit te mbare nje vit sic e meritojne ata me endrrat me shpirtin me zemren e tyre por une dua te shpreh gjithashtu nderimin tim me te thelle per te gjithe qytetaret e Shkodres dhe te zonave te tjera te permbytura ka qene urimi i vecante i Berishes per femijet.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›