E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet do te votojne por jo ne Veri

Ardian Arifaj nga Klubi per Politike te Jashtme thote se eshte e pritshme nje gatishmeri e madhe e serbeve te Kosoves Qendrore per te dale ne zgjedhje. Por sipas tij rrethanat ne veri te vendit nuk lene vend per optimizem. Edhe analisti Shkelzen Maliqi vlereson se gatishmeria e serbeve te Kosoves Qendrore eshte qe te dalin ne zgjedhje. Sipas tij duhen krijuar mundesite qe zgjedhjet te mbahen edhe ne veri te vendit.

Pjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te Kosoves me 12 dhjetor pritet te jete e kenaqshme vetem ne enklavat ku ata jetojne ne pjesen qendrore te vendit por nuk ka shenja se nje gje e tille mund te ndodhe edhe ne veri vleresojne analistet e ceshtjeve politike.

Analisti Ardian Arifaj nga Klubi per Politike te Jashtme thote se mundesite per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje jane larg me te mira se ne zgjedhjet e kaluara per dy arsye

E para Qeveria serbe nuk ka qene aq eksplicite dhe kembengulese ne insistimet e saj qe serbet e Kosoves te mos marrin pjese ne zgjedhje. E dyta tashme sikur eshte thyer akulli dhe serbet kane marre pjese ne zgjedhjet e Kosoves dhe kane perfituar nga pjesemarrja ne Kuvendin e Kosove por edhe nga qeverisjet ne disa komuna. Per kete arsye mund te pritet qe te kete nje gatishmeri me te madhe per te marre pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Arifaj gjithashtu ka potencuar se pritjet pozitive ekzistojne vetem per daljen e serbeve ne zgjedhje ne pjesen qendrore te Kosoves. Nderkaq sa i perket veriut te vendit lidhur me kete ceshtje Arifaj eshte shprehur skeptik.

Mendim te ngjashem ka edhe analisti Shkelzen Maliqi i cili thote se per shkak te presionit te madh qe kane serbet ne veri te Kosoves nga forcat sic i quan ai ekstremiste veshtire se do te shenohet ndonje pjesemarrje domethenese. Por sic thote Maliqi ne Kosoven e Brendshme pritjet jane mjaft pozitive.

Ne Kosoven e Brendshme ne keto komuna me shumice serbe eshte nje disponim krejt tjeter. Besoj se do te vertetohet ajo qe kemi pasur ne zgjedhjet lokale. Pjesemarrja ne zgjedhje e serbeve ne Gracanice dhe ne komunat tjera besoj se do ta ktheje situaten dhe do ta neutralizoje bojkotin ne Mitrovice dhe pamundesine qe te pakten disa grupe atje te votojne dhe te provojne qe te integrohen ne shoqerine kosovare ne shtetin e Kosoves - vlereson Maliqi.

Te dy keta analiste shprehin mendimin se institucionet vendore dhe nderkombetare ne Kosove duhet te perpiqen qe te pakten tua krijojne mundesite serbeve ne veri te Kosoves per te dale ne votime pavaresisht se cila do te jete gatishmeria e tyre per pjesemarrje ne to.

Por sipas analistit Arifaj organizimi i zgjedhjeve ne veri do te jete nje mision shume i veshtire per institucionet e Kosoves duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit ne terren mbi lumin Iber.

Kemi pasur nje puc politik te partive radikale ne veri te cilat i kane larguar edhe nga pushteti paralel dhe ilegal partite me pak radikale sikurse eshte Partia Demokratike DS. Kemi pasur madje edhe nje puc religjioz me Artemijen i cili ka mbajtur liturgji atje ne menyre te palejueshme sipas Kishes Ortodokse Serbe.

Pra atje kemi nje pershkallezim te gjendjes. Kemi nje theksim te radikalizimit qe besoj se ka per te penguar cfaredo prospekti per zhvillimin e zgjedhjeve te Kosoves dhe pjesemarrjen e kenaqshme te serbeve ne zgjedhje ne veri - thote Arifaj.

Nderkaq analisti Maliqi thote se pavaresisht rrethanave ne veri te Kosoves eshte i pritshem organizimi i zgjedhjeve edhe ne kete pjese te vendit.

Me sa di dicka e tille po pergatitet te pakten ne ato pjese qe jane nen kontrollin me efektiv ose ka popullsi shqiptare boshnjake dhe ata qe duan te marrin pjese ne zgjedhje. Por per serbet qe jane atje dhe kane vullnet qe te dalin ne zgjedhje ende eshte deri diku rrezik.

Kane presione te medha. Ju e shihni se ditet e fundit gati se cdo nate e cdo dite ka ndonje bombe. Eumlshte nje lloj presioni sidomos ndaj serbeve te moderuar ose atyre qe duan te marrin pjese ne institucionet e Kosoves dhe ne zgjedhje - shprehet Maliqi.

Sido qe te jete per pjesemarrje ne zgjedhjet e 12 dhjetorit tashme jane paraqitur 6 parti dhe dy nisma qytetare serbe. Perderisa shumica e politikaneve serbe te Kosoves Qendrore kane apeluar te komuniteti serb per te marre pjese ne zgjedhje politikanet e veriut te Kosoves kane bere te kunderten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›