E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ola fiton proven e Liderit Banoret bejne komente

Genta dhe Ola dalin ne fushen e lojrave dhe marrin pozicionet e tyre per te realizuar fazen finale te proves se Liderit. Me renien e gongut dy vajzat nisen per ne zonen qe ndodhet jasteket me arushat qe ato te dyja duhet te gjejne por me pare duhet te kalojne neper pengesen me lende ngjitese. Grandiola dhe Genta fillojne kerkimin arushave ndersa banoret e tjere i shohin nepermjet monitorit qe ndodhet ne dhomen e ndenjes dhe gjate kesaj kohe komentojne levizjet e dy vajzave.

Ola eshte ajo qe gjen arushin e pare dhe pas saj edhe Genta fillon te zbuloje arushat qe perkatesisht mbajne ngjyren blu per Olen dhe ngjyren e verdhe per Genten njesoj si uniformat e tyre te proves. Pas nje kohe te konsiderueshme mundimi neper lenden ngjitese dhe te mbuluara me pupla dy vajzat perfundojne edhe kete faze te fundit te proves. ajo qe nxjerr me shpejt arushat eshte Ola dhe kjo e ben ate fituese te proves se liderit.

Pas perfundimit te proves dy vajzat kthehen brenda ne shtepi dhe fillimisht shkojne te lahen ndersa banoret e tjere vazhdojne qe te rrine te gjithe bashke ne dhomen e ndenjes. Edhe Ola me Genten vijne me vone ne dhomen e ndenjes dhe fillojne diskutimet me banoret e tjere. Ata urojne Olen per fitimin e proves dhe fillojne te kujtojne disa nga momentet qe kane kaluar gjate provave te ekzekutuara ne javet e kaluara nga ata.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›