E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita Vajtje-kthim

Andata-Ritorno është ekspozita e artit bashkëkohor që çelet në galerinë FAP, Universiteti i Arteve, më 30 prill. Punët e artistëve të rinj shqiptarë që kanë studiuar në Itali ballafaqohen në mjedisin e një shkolle tjetër arti si Fakulteti i Arteve Pamore në Tiranë.

Ky është edhe qëllimi, që nëntë pjesëmarrësit të prezantohen me krijime të cilat janë realizuar në një vend tjetër nga Shqipëria. Nëpërmjet Vajtje-Kthimit, ekspozitë e kuruar nga Matilda Odobashi, ata janë munduar të shpjegojnë pse Italia, me gjithë mundësitë që u ka ofruar, mbetet për ta një vend i largët dhe si ka ndikuar psikologjikisht tek ata ky vend i huaj. Marrin pjesë: Olson Lamaj, Ermal Bezhani, Armela Xhafa, Gerti Ibra etj..

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›