E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzikë polifonike nga Italia

Të ardhur nga Sardenja, I cantori di Irgoli, prezantojnë traditën muzikore irgolese, sonte, ora 19.30, në Hotel Rogner, në Tiranë. Kjo muzikë përfaqëson degëzimet e ndryshme të familjes së madhe muzikore tradicionale sarde.

Këngëtarët këndojnë si tenorë dhe ofrojnë dhe ofrojnë të gjithë repertorin muzikor të traditës frymore: këngë popullore me kitarrë, ato me organo si dhe repertorin instrumental të valleve. I cantori di Irgoli ndodhen në Tiranë në kuadrin e simpoziumit kushtuar muzikës shumëzërëshe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›