SHKODER/ Tre femra ne pranga per prostitucion
SHKODER - Ne kuader te operacionit te koduar Hotel Kalifornia policia e Shkodres zbuloi mengjesin e se henes nje motel qe shfrytezohej per prostitucion. Blute arrestuan pronaren e motelit qe ndodhet ne lagjen Liria ne te hyre te Shkodres si dhe nje grua e nje vajze qe ushtronin aktivitetin e jashteligjshem. Sipas policise operacioni u krye ne kushtet e flagrance pas nje pune hetimore prej kater muajsh. Pas aksionit te realizuar u arrestua pronarja e motelit 33 vjece V.Cafi e cila akuzohet se ka mbajtur lokalin per motive prostitucioni. Nderkohe qe jane ndaluar edhe shtetaset E.Gjura 49 vjece dhe B.Gjoka 19 vjece per ushtrim te prostitucionit beri te ditur policia. Hetuesit ne baze te nje urdhri te prokurorise kane vendosur masen e bllokimit per hotelin. r.d