E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oligarku rus blen gazetën me famë botërore për 1 paund

I njohur si një nga ortakët e gazetës opozitare Novaja Gazeta në Rusi me 40% të aksioneve, Lebedev ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe më parë duke blerë gazetën e publikuar në Angli The Evening Standard.

Përveç pagesës prej 1 paundi, Lebedev ka marrë përsipër pagesën brenda një viti të borxhit prej 10 milion dollarësh të gazetave “The Independent” dhe “The Independent on Sunday”. Lebedevi do t’i duhet të paguajë edhe borxhin prej 15 milion dollarësh të letrës të krijuar nga gazeta gjatë dhjetë viteve. Bashkë me shpenzimet e tjera padroni i medias ruse do të investojë edhe 50 milion dollarë të tjerë brenda pesë viteve të ardhshme.

Në pronicimin e bërë për Russia Today Lebedev tha se marrëveshja është një investim i frytshëm. Lebedev kishte blerë gazetën angleze The Evening Standart në janar të vitit 2009. Media angleze është fokusuar shumë mbi të dhe në ditët në vazhdim ka një takim me kryeministrin e Anglisë Gordon Brown.

Në analizën e bërë për Russia Today një nga punonjësit e gazetës Richard Addis u shpreh kështu: “Për të është një tregti dhe kërkon të fitojë para. Por edhe nga ana politike kërkon të ndikojë si në Angli ashtu dhe në planin ndërkombëtar. Punonjësit nuk bezdisen nga kjo gjë. Në fund të fundit njëri do t’i paguajë rrogat dhe do të mbajë gazetën në këmbë.”

Shoqëria angleze është e shqetësuar nga fakti që rusët kërkojnë të blejnë ca gjëra prej shumë kohësh. Edhe kur Lebedev mori gazetën “The Evening Standard” pati shumë kritika. Por Lebedev ka fituar respektin e shumë njerëzve me ndryshimet pozitive të bëra në gazetë. Gazeta e cila tani për tani është e zhytur në borxhe, brenda 2-3 viteve të ardhshme do të filllojë t’i sjellë përfitime.

Të gjitha proçedurat zyrtare në lidhje me shitjen do të plotësohen në ditët e ardhshme. Koha do të tregojë sa të pavarura do të vazhdojnë të jenë gazetat “The Indedependent” dhe “The Evening Standard”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›