E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu jep alarmin: Greqia në prag të falimentit

Papandreu i është drejtuar dje gjithë kombit grek me tone tepër dramatike, duke theksuar se vendi ndodhet në një gjendje lufte përballë krizës. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qeveria greke është duke përgatitur paketën e re të masave financiare, e cila përmban shkurtime të konsiderueshme në sektorin publik, rritje të taksës së karburantit, cigareve, pijeve alkoolike, rritjen e TVSH-së, taksa shtesë për makinat mbi 1600 kubik, dhe ngrirjen e pensioneve.

Qeveria e Papandreut vendos përpara qytetarëve të saj dilemën; ose falimentim dhe humbje të sovranitetit kombëtar, ose zbatim të planit të Stabilizimit dhe Zhvillimit. Qeveria i shtron këto dy dilema në një kohë kur ndodhet mes dy zjarresh, presionit të BE-së për masa akoma më të rrepta, por edhe rrezikut të një vale të madhe protestash që do të sjellë marrja e këtyre masave.

Gjithë pensionistët grekë fillojnë sot protestën, ndërkohë që taksistët e kanë filluar atë që prej ditës së djeshme. Në tubim janë edhe mësuesit e shkollave të mesme, duke penguar zhvillimin normal të procesit mësimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›