Eliminohet Tirana, pëson 5 gola në Norvegji
Pas një barazimi 1-1 në “Qemal Stafa” e një loje shpresëdhënëse, Tirana është shkatërruar 5-0 në Norvegji nga ekipi i Alesundit. Në këtë transfertë bardheblutë janë shpërfytyruar dhe nuk kanë mundur për asnjë moment të përballen me kundërshtarin duke bërë shumë gabime e duke i krijuar hapësira një kundërshtari që nuk fal.
Pas një pjese të parë që u mbyll 1-0, në të dytën dy herë Xhejms, një Stuard dhe Nejshën, çuan 5-0 rezultatin e kësaj ndeshjeje të dytë dhe 6-1 rezultatin e të dy takimeve.
Në këtë mënyrë mbyllet aventura europiane e ekipeve shqiptare edhe për këtë sezon, ku Tirana ishte e vetmja që e kaloi një tur, ndërkohë që u eliminua në turin e radhës me turp.
(ar.ku/BalkanWeb)