E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë fëmijë palestinezë vdesin në aksident rrugor

Të paktën tetë fëmijë palestinezë kanë gjetur vdekjen nga përplasja e autobusit të tyre të shkollës me një kamion izraelit në Bregun Perëndimor, në veri të Jerusalemit.

Raportohet se autobusi pasi është përplasur me kamionin është rrokullisur dhe ka marrë flakë.

Më shumë se 30 fëmijë të tjerë janë plagosur ndërsa se shifra e të viktimave mund të rritet.

Policia izraelite tha se viktimat ishin të moshës mes 10 dhe 16 vjeç.

Zyrtarët në spitalin qendror të Ramallahut thanë se disa nga viktimat ishin të “moshës parashkollore”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›