E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muslimanet per varrezat murale

Kreu i komunitetit, Haxhi Selim Muça në një prononcim për mediat shprehet se varrezat 40- vjeçare mund të bëhen pjesë e projektit të bashkisë për tu vendosur në varreza murale.

Idea për ndërtimin e varrezave murale në kryeqytet vazhdon të diskutohet nga komunitetet fetare në vend.

Një ditë pas takimit me Bashkinë e Tiranës, ku të gjithë përfaqesuesit e komuniteteve dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre, Komuniteti Mysliman reagon për të sqaruar publikun se ato varreza që kanë kaluar 40 vjet pa u kryer asnjë varrim i ri, mund t’i nënshtrohen projektit të varrezave murale.

Sipas kreut te komunitetit mysliman varrezat që nuk e kanë kaluar këtë hark kohor nuk mund të preken.

Kundërshtimi i Komunitetit Mysliman bazohet në teorinë islame sipas të cilës

“Nga toka ju kemi krijuar dhe në tokë do ju kthejmë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›