E Enjte, 5 Nëntor 2026

Olimpiada “Pekin 2022” ul siparin

Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” kanë ulur siparin të dielën me një ceremoni madhështore janë mbyllur. Ceremonia mbyllëse është mbajtur të dielën në “Folenë e Zogjve”, siç njihet ndryshe Stadiumi Kombëtar i kryeqytetit të Kinës, Pekinit. Lojërat i ka shpallur të mbyllura presidenti i IOC-së, Tomas Bah. Ai i ka vlerësuar lojërat e Pekinit si shumë të suksesshme, ndonëse të mbajtura në kushtet e një epidemie golabele.

“Nëse duam që përfundimisht të kalojmë këtë epidemi globale, duhet të jemi më të shpejtë, të synojmë më lartë, të jemi më të fortë, – ka thënë ai, duke vijuar: “ Duhet të qëndrojmë të bashkuar. Në frymën e solidaritetit të kësaj olimpiade, thirrja jonë për komunitetin ndërkombëtar është: ofroni qasje të barabartë për vaksina për të gjithë njerëzit anembanë botës.”

Ai ka shfrytëzuar fjalimin përmbyllës për të bërë thirrje për paqe në botë, duke thënë: “Kjo forcë bashkuese e Lojërave Olimpike është më e fortë se forcat që duan të na ndajnë ne. Jepni paqes një mundësi. Udhëheqësit politikë nëpër botë le të inspirohen nga shembulli ynë i solidaritetit dhe paqes”, – ka përfunduar Bahu, para se të shpallte të mbyllura Lojërat, të cilat kanë ulur siparin me një spektakël fishekzjarrësh.

 Pjesë e “Pekini 2022” ishte edhe Shqipëria edhe Kosova. Vendi më i sukseseshëm ishte Norvegjia me 37 medalje, prej tyre 16 të arta. Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore mbahen në Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë prej 6 deri më 22 shkurt të vitit 2026.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›