E le gruaja, vetevritet me overdoze
Gezim Ashimi
Ka perfunduar tragjikisht, me nje shiringe heroine ne damare, jeta e babait te dy femijeve. Me psikiken e tronditur nga gjendja e veshtire ekonomike dhe grindjeje me bashkeshorten, Luan Culi ka vendosur te vdese me nje overdoze. Kufoma e 32-vjecarit, me origjine nga Cerriku, eshte gjetur paraditen e djeshme nga bashkeshortja, ne apartamentin e marre me qira prej tij ne lagjen numer 17 te qytetit te Korces. Burime nga grupi i eksperteve, qe shkoi ne vendngjarje, beri te ditur se trupi pa jete i Culit dergjej ne apartament prej tri ditesh, ndersa ne krah kishte ende nje shiringe te ngulur. Uniformat blu thane se 32-vjecari i papune ishte prej kohesh perdorues i rregullt i narkotikeve, ndonese nuk ishte i skeduar nga policia. Pista mbi te cilen po hetohet eshte ajo e nje vetevrasjeje me overdoze heroine, pasi bashkeshortja ishte larguar nga shtepia, duke marre me vete edhe femijet. Gruaja e tij eshte kthyer ne banese rreth ores 10:45 te paradites se djeshme per te marre disa sende personale. Ajo ka dyshuar kur ka gjetur porten e mbyllur, ndersa fqinjet i thane se nuk e kane pare prej disa ditesh 32-vjecarin. Gruaja ka thirrur policine dhe te afermit e saj ne qytetin juglindor. Dy efektive blu kane mberritur ne apartament. Te afermve iu eshte dashur te shperthejne deren, nga e cila kuterbonte nje ere e rende. Policia tha se kufoma kishte filluar te dekompozohej, ndersa te afermit e ish-bashkeshortes kane marre trupin pa jete dhe e kane derguar ne morgun e spitalit rajonal te Korces. Gjate marrjes ne pyetje, gruaja e tij ka treguar se e ka pare per here te fundit kater dite me pare, ndersa Luani i kishte thene se do te dilte te punonte per te mbledhur hekurishte qe t'i shiste per skrap. Ajo ka treguar se gjendja e veshtire ekonomike ishte shkak per grindjet e vazhdueshme mes ciftit, derisa nuk kishte duruar dot me dhe ishte larguar nga banesa, duke marre me vete edhe femijet. Policia tha se nga hetimet e para ka rezultuar se 32-vjecari abuzonte shpesh me pije alkoolike dhe lende narkotike dhe mendohet te kete qene ne nje gjendje turbullire mendore kur ka marre vendimin fatal.