E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garancia pasurore shpeton perkrahesin e Boricit

Tirane - Garancia pasurore shpeton nga burgu te akuzuarin per perkrahje te Arben Boricit, i denuar me 20 vite burg per 2 vrasje dhe i dyshuar per disa te tjera. Ndersa i kerkuari eshte kapur nga policia e Tiranes kater dite me pare ne banesen e tij, prane spitalit "Nene Tereza", 42-vjecari Sabri Sallaku eshte liruar diten e djeshme nga Gjykata e Tiranes. Ai nuk ka pranuar te flase para gjykatesit te gatshem Agron Zhuri, kurse avokati mbrojtes ofroi 300 mije leke garanci pasurore kundrejt lirise me kusht. Pas renies dakord te te dyja paleve per kerkesen e bere nga ana e mbrojtjes, gjykatesi vendosi te pranoje kerkesen e te pandehurit ne kembim te lirise se tij. Sallaku ra ne pranga se bashku me Arben Boricin, kater dite me pare, ne saje te operacionit te koduar "Ulpjana".

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›