Olimpiku i Marsejes, homazhe dhe kualifikim
Nje kualifikim ne zi. Marseja e Lorik Canes, fale edhe fitores ne transferte (0-1) me Bran Bergenin, eshte shume prane kalimit ne fazen e grupeve, midis 16 me te mirave te kontinentit. Por, perballja e se merkures ne "Velodrome", do te kete nje sfond te trishtueshem. Nje minute heshtje perpara shkelmimit te topit ne ndeshjen e kthimit te turit te trete eliminator te Liges se Kampioneve, Marseje-Bergen, si homazh per dy tifozet e klubit francez te vdekur gjate nje aksidenti te shtunen e kaluar. Ne "zi" do te jete edhe stadiumi, pasi do te kete nje tapet te zi te shtruar, por dhe banderola me dedikime te vecanta per te kujtuar dy tifozet e grupit te famshem "Marseja, shume e fuqishme". Ne mbledhjen ku u morr ky vendim ishte edhe kapiteni i Marsejes, Lorik Cana, se bashku me presidentin Pape Diuf, trajnerin Erik Gerets, drejtorin sportiv Zhoze Anigo dhe perfaqesues te grupeve te ndryshme te tifozeve. "Ne do te japim maksimumin ne fushe per ta. Na duket sikur kemi humbur dy lojtare", - tha trajneri Erik Gerets, duke shprehur keqardhjen. Marseja eshte nje hap larg kualifikimit dhe nese do t'ia dilte mbane, do te rikthehej ne fazen finale te Liges se Kampioneve pasi dhe ne sezonin e shkuar militoi ne veprimtarine me te madhe kontinentale per klube, por u eliminua.