E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oliver Ivanoviç: Referendumi, pasoja të rënda për veriun

I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, ka thënë se me referendumin në veri të Kosovës, serbët “haptazi i janë kundërvënë qeverisë së Serbisë”.
 

Sipas tij, referendumi është organizuar për t`i pozicionuar disa parti serbe në prag të zgjedhjeve dhe se burimet e parave për referendumin janë “shumë të çuditshme”, gjë për të cilën “pushtetarët lokal në veri mund të kenë pasoja”.
 

Në një deklaratë për mediat serbe, ai ka thënë se përfaqësuesit e serbëve në veri kanë shkuar aq larg, saqë referendumi do të japë “rezultate historike”.

Për të këto deklarata janë të palogjikshme.“Rezultate historike nuk mund të sjellin kurrsesi, duke marrë parasysh faktin se për herë të parë serbët haptazi i janë kundërvënë qeverisë së Republikës së Serbisë”, ka përfunduar ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›