SHISH-i, kundër buxhetit: “Nga 1 maji punonjësit nuk marrin dieta”
Ylli Alushi kundërshton shkurtimet në buxhet “Reduktimi i fondeve cenon sigurinë kombëtare”
Eljona Ballhysa
Nëndrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ylli Alushi, është shprehur kundër buxhetit të qeverisë për këtë institucion për vitin 2010. Ai ka bërë të ditur dje gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se shkurtimi i fondeve që kapin shifrën e 83 milionë lekëve do të ndikojë drejtpërsëdrejti në cenimin e sigurisë kombëtare. Sipas Alushit, shkurtimi i fondeve ka bërë që nga data 1 maj e këtij viti punonjësit e SHISH-it nuk i marrin dietat dhe nëse nuk do të ketë rritje të buxhetit, atëherë këto dieta mund të merren vitin e ardhshëm. Ai tha se në këtë mënyrë punonjësit do të humbasin kontaktet dhe kjo do të sjellë uljen e efektivitetit të punës së këtij institucioni. Nëndrejtori i SHISH-it kërkoi mbështetjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare që t’i kërkohet edhe njëherë Ministrisë së Financave që të rishikohet buxheti për këtë institucion të rëndësishëm për vendin. Deputetët e opozitës të pranishëm në Komision mbështetën shqetësimin e nëndrejtorit të SHISH-it dhe shprehën votën e tyre kundër projektbuxhetit të ardhur nga qeveria.
Ndërkaq, të pranishëm në Komision ishin dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme, të cilët pohuan shkurtime në buxhet për institucionet e tyre, por thanë se këto shkurtime ndikojnë në punën e këtyre institucioneve.
SHISH-i
“Unë kam ardhur të kërkoj mbështetje nga Komisioni i Sigurisë për mosshkurtimin e fondeve për Shërbimin Informativ Shtetëror. Ne jemi me këtë buxhet me 57 milionë lekë minus dhe na kërkohet të shkurtojmë edhe 24 milionë lekë të tjerë. Po punonjësit tanë nuk po marrin dietat. Në rast se ne nuk kemi dieta për të dërguar punonjësit për të takuar burimet e informacionit, atëherë do të heqim shërbimet dhe kjo do të sjellë humbje të kontakteve. Unë mund t’ju them që nga data 1 maj ne nuk po paguajmë dieta. Punonjësit tanë nuk i kanë marrë paratë dhe kështu siç duken gjasat, mund t’i marrin vitin tjetër”, - është shprehur Alushi. I pyetur për burimet njerëzore ai pohoi se edhe në këtë kuadër është kërkuar shkurtim. “Ne parashikuam të shtonim 50 punonjës, kërkesë që nuk u pranua dhe u kërkua që të shkurtohej shifra. Më pas propozuam 24 punonjës; edhe këtë shifër nuk na e kanë pranuar dhe kërkojnë të shkurtojmë 10 të tjerë. Unë mund të them se detyra kemi bërë, edhe detyra shtesë madje, por vihet në pikëpyetje cilësia. Në rast se reduktohen fondet, punonjësit humbasin kontaktet dhe ulet efektiviteti i punës, gjë që ndikon në sigurinë kombëtare”, - është shprehur Alushi.
Opozita
Ndërkaq, deputetët e opozitës kanë mbështetur shqetësimin e Alushit për shkurtimin e fondeve të SHISH-it. “Gjatë këtij raportimi ne dëgjuam se reduktimi i buxhetit të këtij institucioni do të ndikojë në punën e SHISH-it, do të ndikojë gjithashtu në punën e Policisë së Shtetit dhe në atë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo do të sjellë ulje të efektivitetit dhe ulje të shërbimeve ndaj qytetarëve. Unë jam kundër ndryshimeve në buxhet dhe kërkoj t’i japim mbështetje SHISH-it që të kërkojmë rishikimin e buxhetit për këtë institucion”, - është shprehur deputeti Dogjani. Ndërsa Ilir Gjoni kërkoi zhvillimin e seancave dëgjimore me krerët më të lartë të institucioneve, siç janë ministri i Mbrojtjes, ai i Brendshmi dhe drejtori i SHISH-it. “Është shqetësuese mungesa e vëmendjes së qeverisë ndaj sigurisë kombëtare. Qeveria nuk i ka mbështetur kërkesat e SHISH-it duke sjellë në këtë buxhet shkurtim të fondeve duke ndikuar drejtpërsëdrejti në cenimin e efikasitetit të punës së këtij institucioni që lidhet me mbrojtjen e sigurisë kombëtare”, - është shprehur Gjoni.
Telefonata
Topi fton Mbretin e Spanjës të vizitojë Shqipërinë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi dje një bisedë zyrtare telefonike me Mbretin e Spanjës, Madhërinë e Tij, Huan Karlos. Gjatë kësaj bisede, presidenti Topi, në përfundim të presidencës së BE-së të mbajtur nga Spanja gjatë 6 muajve që lamë pas, vlerësoi ndihmesën dhe mbështetjen e çmuar e të vazhdueshme spanjolle për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjithashtu, gjatë këtij komunikimi, presidenti Topi e ftoi Madhërinë e Tij së bashku me Madhërinë e Saj, mbretëreshën Sofia, që të zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë. Madhëria e Tij, Huan Karlosi, e pranoi me shumë kënaqësi ftesën për vizitë, e cila do të realizohet në një të ardhme jo shumë të largët. “Jam i bindur që kjo vizitë në vendin tuaj të bukur do të jetë një mundësi e mirë për të forcuar akoma edhe më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera dhe lidhjet e ngushta të miqësisë që bashkojnë dy popujt tanë, ashtu si edhe për të përparuar në rrugën që Shqipëria ka ndërmarrë drejt Europës, rrugë të cilën, siç e dini, Spanja e mbështet plotësisht”, - është shprehur mbreti i Spanjës, Huan Karlosi.
Komisioni i Ligjeve miraton në parim ndryshimet në buxhetin 2010
“Shkurtime në fondin e kompensimit të ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve”
Deputetët e Komisionit Parlamentar të Ligjeve miratuan dje në parim ndryshimet në buxhetin për vitin 2010. E pranishme në Komision ishte dje drejtoresha e Buxhetit pranë Ministrisë së Financave, Mimoza Dhëmbi. Ai sqaroi se ndryshimet në këtë projektligj synojnë shkurtimet e shpenzimeve qeveritare dhe administrative me qëllim mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Ekspertja e Ministrisë së Financave iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me institucionet dhe sektorët që preken nga shkurtimet operative, sa reduktohet buxheti etj. Në përgjigje të interesit të anëtarëve të komisionit, znj. Dhëmbi sqaroi se shkurtimi i shpenzimeve të buxhetit nuk e prek funksionimin e institucioneve të pavarura. Po ashtu ajo sqaroi se për të gjitha institucionet janë bërë shpenzime të pandjeshme të shpenzimeve ndërkohë që janë hequr shpenzimet për projektet e panisura apo të paprokuruara. Në mënyrë të veçantë, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave bëri të ditur gjithashtu se nga shkurtimet e shpenzimit të buxhetit nuk është reduktuar fondi i pensioneve, por është kursyer fondi për rritjen e tyre. Nga ana tjetër ajo nënvizoi se për fondin e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë, si dhe për fondin e kthimit dhe kompensimit të pronave janë bërë disa shkurtime, por për këto procese do të përdoren fondet e papërdorura nga viti 2009. Rëndësi të jashtëzakonshme me ndryshimet e bëra në këtë projektligj ka mbajtja nën kontroll e borxhit publik. Sipas ekspertes së Ministrisë së Financave, sa më e vogël të jetë huamarrja, aq më pozitiv bëhet ritmi i zhvillimit ekonomik. Pasi u njohën me ndryshimet përkatëse të shkurtimit të shpenzimeve në buxhetin e vitit 2010, anëtarët e Komisionit të Ligjeve e miratuan atë në parim.
14 Korrik 2010