E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ i vendos kushte partive

Tiranë -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot një sërë vendimesh për listat shumë emërore, ku i kërkohet partive politike që të dorëzojnë listat e tyre për kandidatë 40 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërsa koalicioneve 45 ditë para zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Një tjetër vendim, që do t’i “ngushtojë” jo pak partitë, janë edhe firmat për të hyrë në garën zgjedhore. Kështu, sipas vendimit të institucionet më të lartë të administrimit të zgjedhjeve, partitë duhet të dorëzojnë më shumë se dhjetë mijë firma për të hyrë në garë, ndërsa koalicionet më shumë se 15 mijë firma.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›