E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jovanoviç: Të thuhet e vërteta për bombardimet

Beograd -Sot në Serbi po shënohet dhjetëvjetori i fillimit të bombardimeve të forcave të NATO-s ndaj ish RF të Jugosllavisë, dhe gati në të gjitha tubimet e shumta duket se janë ringjallur aktorët e regjimit të atëhershëm të Millosheviçit, më qe dëgjohet retorika dhe fjalori i njëjtë, ku fajësohen të gjithë të tjerët si armiq të popullit serb. Megjithatë nga kjo kakafoni e fjalëve dallon kryetari i Partisë Liberal Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviç me prononcimin e vet. Ai thotë se dhjetëvjetori i bombardimeve të NATO-s nuk është shënuar në mënyrë adekuate.

“Nëse dëshirojmë që vërtetë t’i respektojmë viktimat e pafajshme, nëse dëshirojmë ta manifestojmë respektimin ndaj atyre të cilët, duke respektuar detyrimet e veta, e kanë mbrojtur këtë vend, atëherë nuk mund të harrojmë se 24 marsi të vitit 1999 ka qenë pasojë e një politike shumë të papërgjegjshme, përplot krime e gabime e cila e ka drejtuar këtë shtet dhe nga e cila shteti nuk është distancuar në mënyrë adekuate”-ka thënë Jovanoviç.

Nxënësit, të cilëve po u flasim për 24 marsin, nuk kemi të drejtë ti rrejmë dhe ashtu ta rrezikojmë të ardhëm e tyre, sikur që ka qenë e rrezikuar edhe e ardhmja jonë para dhjetë vitesh, ka shtuar ai. Sipas fjalëve të tij, LDP konsideron se “10 vjet pas bombardimeve Serbia nuk është e gatshme të ballafaqohet me shkaqet e të kaluarës së vet, dhe, kjo njësoj është dënim i madh për fëmijët tanë sikur që ka qenë ai dënim të cilit iu patëm ekspozuar ne më 1999, si peng të sistemit të gabuar të vlerave që i futi në luftë miliona njerëz”.

Jovanoviç i ka rekomanduar Partisë Demokratike (DS) , “G 17 plus”, Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO) dhe të gjitha partive që kanë qenë në anën tjetër më 24 mars të vitit 1999 “se nuk guxon të heshtët për shkaqet e 24 marsit. Nuk guxon të harrohet fakti se bombardimet e NATO-s, ajo që i ka paraprirë bombardimeve dhe ajo që ka ndodhur pas tyre, ka qenë mbulesë për qërim hesapesh me forcat qytetare në vend, me mediat, se gjatë bombardimeve qytetarët njëkohësisht kanë qenë viktima edhe të atyre që kanë gjuajtur tepih bombash nëpër Serbi, por edhe të pushtetit i cili për një gjë të tillë ka qenë përgjegjës”, ka thënë Jovanoviq. Ai ka rikujtuar se atëherë drejtuesit demokrat e kanë braktisur Serbinë nga shkaku i kërcënimeve me vrasje, ndërkohë që pronari i gazetës “"Dnevni telegraf" Slavko Çuruvija është vrarë. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›