Ollbrajt: Krenare që emrin tim e mbajnë shumë vajza në Kosovë

Madlin Ollbrajt / Foto arkiv
Medlin Ollbrajt është nderuar nga presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, me Medaljen e Lirisë, që është edhe nderimi më i lartë në SHBA.
“Si gruaja e parë që shërbente si kryediplomate e SHBA-ve, kuraja dhe rezistenca e Medlin ndihmoi për të sjellë paqe në Ballkan dhe hapi rrugën për progres në shumë vende të paqëndrueshme të botës”, u shpreh Obama.
Në fjalën e saj, ish-sekretarja e Shtetit, theksoi se ishte krenare për atë që SHBA-ja ka bërë në Ballkan, duke përmendur në veçanti rastin e Kosovës.
Në jetën time profesionale jam më shumë krenare për atë që kemi bërë në Kosovë. Isha shumë e shqetësuar për atë që po ndodhte në Ballkan, ishte shumë e vështirë të shihje se si njerëzit vriteshin për atë çka ishin, jo për atë që kishin bërë”, u shpreh Medlin Ollbrajt.
“Jam shumë e kënaqur që shumë vajza të gjeneratës së re në shtetin e pavarur të Kosovës mbajnë emrin Medlin”.
Ajo ndihmoi për zgjerimin e NATO-s dhe drejtoi fushatën e Aleancës së Atlantikut të Veriut kudër terrorit dhe spastrimit etnik në Ballkan. / Kosova.com