Presidenti, kandidati i maxhorancës, takim me kreun e PS-së

Xhezair Zaganjori / Foto arkiv
Kandidati i maxhorancës për president, Xhezair Zaganjori, po zhvillon një takim me kreun e PS-së në selinë rozë.
Zaganjori ka mbërritur para pak minutash në selinë e Partisë Socialiste, ku është pritur nga kryetari Edi Rama, nënkryetari Gramoz Ruçi dhe deputeti Saimir Tahiri.
Takimi pritet të ketë në qendër kërkesën e Zaganjorit për mbështetjen e socialistëve në raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit. / G.N.