Pajaziti: Do ti largojme elementet kriminale nga Policia
Kushdo qe eshte i perfshire ne aktivitete kriminale nga strukturat policore, pavaresisht grades dhe nacionalitetit, nuk do te kete me vend ne Policine e Kosoves. Keshtu eshte shprehur dje ministri i Brendshem, Zenun Pajaziti ne lidhje me rastet e hetuara nga Inspektorati Policor i Kosoves. Pajaziti vleresoi se puna e Inspektorati ka bere qe edhe me tej te permiresohet puna e policise, por njeheresh shprehu vendosmerine per largimin e elementeve kriminale nga Policia e Kosoves. Ai theksoi perkushtimin e qeverise per ta luftuar krimin e organizuar, trafikimin dhe korrupsionin, duke shtuar se "ata qe do te jene te perfshire nuk do te kene vend ne polici. Kushdo qe te jene, cilido nacionalitet, cilado grade qe te jete. Une nuk po paragjykoj cfare vendimi do te marre drejtesia", theksoi Pajaziti. Po ashtu ministri deklaroi se policia ne Mitrovice ka shtuar aktivitetin ndonese si pasoje e situates politike, veriu i Kosoves ende mbetet sfide per policine.