Vlora Citaku zevendesministre, Memli Krasniqi zedhenes i Qeverise
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka emeruar ne postin e zevendesministres se Puneve te Jashtme, Vlora Citakun, ndersa zedhenes te qeverise se Republikes se Kosoves ka emeruar Memli Krasniqin. "Duke u mbeshtetur ne kompetencat kushtetuese, kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, ka nenshkruar vendimet per emerimin e Vlora Citakut ne postin e zevendesministres se Ministrise se Puneve te Jashtme dhe emerimin e Memli Krasniqi ne postin e zedhenesit te qeverise se Republikes se Kosoves", thuhet ne nje njoftim te kryeministrise. Keto vendime, sipas ketij njoftimi, do te kompletojne edhe me shume kapacitetet e qeverisjes dhe do te rrisin performancen dhe efikasitetin e punes se saj. Nderkohe zevendesimi i fundit ne ministrine e Kosoves ishte ministri serb, i cili dha doreheqjen per arsye personale.