Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te bashkuara shqyrton nismen
Asambleja e Pergjithshme e Organizates se Kombeve te Bashkuara do te diskutoje sot per nismen e Serbise kunder Kosoves. Nje dite para seances, analistet kosovare thane se ajo mund te kaloje, por sipas tyre, shtetet e medha do ta perkrahin edhe me tej Kosoven. Analistet politike ne Kosove konsiderojne se me kalimin e kohes po rritet mundesia qe rezoluta e Serbise, e cila ve ne pikepyetje pavaresine e Kosoves, te kaloje ne seancen e radhes se Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara, ndersa, thone ata, po ulen mundesite e bllokimit te kesaj nisme. Nga ana tjeter, edhe profesoresha e se drejtes nderkombetare, Iliriana Islami, thote se kerkesa e Serbise mund te kaloje ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Sipas saj, kjo gjykate do te vendose ne harmoni me rregullat e se drejtes nderkombetare. "Ne Asamblene e Pergjithshme, ku kerkohen mendime, opinione, mund te aplikohet edhe shumica e thjeshte. Keshtu qe ka shume gjasa qe rezoluta e kerkuar nga Serbia te kaloje", thote zonja Islami. Mirepo sipas saj, ne nuk duhet te frikesohemi edhe aq shume prej kesaj rezolute, per shkak se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do te vendose ne harmoni me rregullat e se drejtes nderkombetare. Keshtu qe edhe rasti i Kosoves eshte plotesisht ne harmoni me rregullat e se drejtes nderkombetare. Zonja Islami, vec tjerash, mendon se nje nga pengesat qe mund te kete Kosova, nese iniciativa e Serbise kalon ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, do te jete periudha kohore derisa gjykata te jape vleresimin. Ajo konsideron se institucionet e Kosoves duhet te vazhdojne ceshtjen e lobimit. "Institucionet e Kosoves duhet te vazhdojne qe me ndihmen e bashkesise nderkombetare te lobojne, te paraqesin se me te vertete kemi te bejme me nje shtet qe eshte demokratik, qe i respekton standardet nderkombetare.", tha profesoresha e se drejtes nderkombetare.