E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi-Braçes: Qeveria jonë, histori suksesi

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka deklaruar se kostoja e ndërtimit të rrugëve është më e ulët se ajo e vendeve fqinje. I thirrur në interpelancë nga deputeti i PS-së Erjon Braçe, ministri Olldashi ka theksuar se borxhi publik është brenda parametrave makro-ekonomikë.
 

“Në Rumani, Greqi, etj. kostoja e ndërtimit të rrugëve, sa dyfishi i asaj në Shqipëri. Atë që e konsideroni borxh është dëmi që kompanitë i shkaktuan vetes. Mos u merrni me histori rrugësh, qeveria jonë histori suksesi” i është drejtuar Olldashi Braçes.
 

Më herët deputeti i PS-së Erjon Braçe ka deklaruar se borxhi i qeverisë për rrugët është tërësisht në kurriz të qytetarëve. Sipas tij raportimet e agjencive ndërkombëtare paralajmërojnë krizë për shkak të borxhit, ndërsa shtoi se vitin e e kaluar ky borxh llogaritet në 564 miliardë lekë.
 

Ai ka theksuar gjithashtu se qeveria nuk ka borxhe ndaj kompanive të ndërtimit, ndërsa shtoi se kantieret e rrugëve të nisura që në vitin 2008 janë ende të hapur.
 

Braçe gjithashtu theksoi se qeveria detyroi kompanitë ndërtuese të merrnin borxh për llogari të saj, ndërsa shtoi se standardi i rrugëve në Shqipëri është shumë larg nga ai i fqinjëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›