Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë ditën e shtunë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e cila do të zhvillohet në orën 11:00 do të fukusohet në 4 pika të cilat përfshijnë të gjitha tryezat e organizuara nga PS-ja, anëtarësimet e reja dhe çështjet organizative të partisë.
Në mbledhjen e asamblesë sekretari për programin Ilir Beqja do të raportojë në lidhje me tryezat e organizuara nga Partia Socialiste ndërsa sekretari për rininë Erjon Veliaj do të raportojë në lidhje me anëtarësimet e reja në rrethe të ndryshme të vendit.
Nga ana tjetër, në këtë mbledhje të radhës të Asamblesë së PS do të diskutohet në lidhje me çështjet organizative të partisë dhe përgatitjet për sfidën elektorale të vitit të ardhshëm.