E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Kemi gati fondet

 

Kreu i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ka theksuar edhe një herë se qeveria ka gati fondet për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës. Për këtë ministria i ka dërguar një kërkesë zyrtare bashkisë për të vënë në dispozicion projektin e zbatimit të unazës, të segmentit nga ura e shkollës Teknologjike deri në kryqëzimin te rruga e Elbasanit. Por prej 22 ditësh ministria ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga Bashkia e Tiranës. Gjatë deklaratës së tij ministri Olldashi nuk ka kursyer as batutat ndaj kryebashkiakut Rama. "Unë besoj që z.Rama duhet të heqë dorë nga këto. Ai është bërë si kaleshi i autostradës që mbjell fidanë në mëngjes, i shkul në drekë, i mbjell prapë pasdite, të merret me gjëra serioze dhe të dorëzojë projektin, në mënyrë që ne të fillojmë menjëherë zbatimin e tij. Mjaft me gënjeshtrat për buxhetin dhe mjaft me gënjeshtrat për ujësjellësin", është shprehur Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›