E Diel, 1 Nëntor 2026

Fierza drejt pikut, KESH do vazhdojë eksportin e energjisë

 

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është drejt pikut. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit situata hidrike në kaskadën e Drinit është goxha e mirë.
Nisur nga kjo situatë e mirë, KESH ka vendosur që përveç kontratës së eksportit të energjisë me Greqinë të hedhë sytë për të lidhur edhe kontrata të tjera. Një deklaratë e tillë është dhënë nga vetë kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, sipas të cilit Korporata do të vazhdojë të eksportojë energji elektrike.
Situata
Prurjet e ujit në liqenin e Fierzës gati janë dyfishuar në krahasim me disa ditë më parë. Kjo si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë javën e fundit. Sipas të dhënave zyrtare niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës është në 289.26 metra, ndërsa prurjet llogariten 310 m3/sek. Prurjet e ujërave janë rritur gjithashtu edhe në liqenin e hidrocentralit të Komanit, duke arritur 160 m3/sek, ndërsa në Vaun e Dejës nievi i ujit është 74.14 metra.  Konsumi ditor i energjisë ka arritur në 20.5 milionë kilovat/orë, nga ku 15.9 milionë kilovat/orë është prodhim vendas. "Bilanci i prodhimit për këtë vit për KESH-in do të jetë pozitiv. Ne do të eksportojmë shumë energji dhe do të importojmë pak", është shprehur dje kreu KESH-it, Gjergj Bojaxhi. Në një situatë të tillë, KESH ka nisur eksportin e energjisë drejt Greqisë. Sipas drejtorit Bojaxhi, kjo nuk do të ndodhte nëse nuk do të ishte ndryshuar kuadri ligjor dhe nëse nuk do të ishte ngritur njësia e posaçme, e cila merret me shitblerjet e energjisë. "Në kaskadën e Drinit kemi 1.1 milionë kilovat/orë rezervë dhe kjo mund të përdoret për të sjellë përfitime, qoftë për KESH, qoftë për konsumatorët shqiptarë", tha ai.
Eksporti
KESH po eksporton energji drejt Greqisë. Pas përmirësimi të situatës hidrike në vend, Korporata vendosi që të nisë eksportin e energjisë drejt shtetit helen. "Eksporti i energjisë ka nisur që nga data 22 janar dhe do të përfundojë më 28 janar. Konkretisht KESH do t'i shesë PPC s.a.-së, energji elektrike 8 orë në ditë në intervalet kohore 09:00-13:00 (4 orë) dhe 16:00-20:00 (4 orë), nga dita e hënë deri në ditën e shtunë, me një kapacitet 200 MW në total", tha Ruli. Çmimi/njësi i shitjes së energjisë elektrike do të jetë çmimi/njësi i bursës së Greqisë për çdo orë - minus 4 për qind. Këto 4 për qind janë humbjet e transmetimit të HTSO (OST greke) dhe çmimet e bursës nuk i përfshijnë këto humbje. Bursa greke administrohet nga HTSO.

Fierza

1.1milionë kilovat/orë rezervë hidrike
289.26     metra niveli i ujit në liqenin e Fierzës
310 m3/sek prurjet e ujit në HEC-in e Fierzës
23 cm rritja ditore
172.70 metra niveli i ujit në Koman
160  m3/sek, prurjet e ujit në  Koman
74.14 metra niveli i ujit ne Vaun e |Dejes
20.5 milionë kilovat/orë konsumi ditor i energjisë
15.9 milionë kilovat/orë
prodhimi vendas
4.6 milionë kilovat/orë
importi i energjisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›