Olldashi: Legalizimet përfundojnë brenda vitit 2010
TIRANË- Procesi i legalizimit të zonave informale do të përfundojë brenda këtij viti. Është ky afati që jepet nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, i cili ka zhvilluar një takim me drejtuesit e agjencisë së legalizimeve dhe hipotekave për të përshpejtuar këtë proces
“Është një proces që po ecën mjaft mirë me synimin që ne kemi për të mbyllur brenda tre katër muajve që vijnë kalimin e të gjitha parcelave dhe për ta mbyllur procesin në tërësinë e vetë brenda vitit, për të arritur atë synim politik dhe objektiv politik të qeverisë përpara përfundimit total të këtij procesi. Në total janë 170 mijë parcela që janë prekur, janë kaluar me vendim qeverie rreth 65 mijë, janë rreth 27 mijë të tjera në proces. Procesi është shumë intensiv, por të gjitha shifrat janë optimiste për të arritur në ato objektiva, që të mbyllet procesi brenda vitit” – deklaroi Olldashi.
Me përfundimin e procesit të legalizimit do të krijohet edhe fondi që qytetarët do të paguajnë për legalizimin e banesave, me të cilin më pas do të kompensohen ish-pronarët.
(m.a/News24/BalkanWeb)