E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi-Montobio, inagurojnë investimet spanjolle në Vorë

Ministri Olldashi dhe Ambasadori i Spanjës, Montobbio inaugurojnë disa investime të qeverisë spanjolle, në qytetin e Vorës. U inauguruan dje në qytetin e Vorës disa investime të qeverisë spanjolle për përmasimin e ambientit të këtij qyteti. Në një njoftim për shtyp ministria

bën të ditur se gjatë ceremonisë së inaugurimit ishin të pranishëm  Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobbio dhe kryetari i bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. Investim prej 20 milion lekë përfshinte rehabilitimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytetin e Vorës, ripyllëzimin e kodrave me 2700 ullinj në zonës e Gërdecit si dhe pajisjen laboratorike të 5-së shkollave të kësaj zone. Gjatë inagurimit ministri Olldashi u shpreh se, ky është një tjetër hap përpara në përmasimin e jetës së qytetarëve të Vorës. Sipas Olldashit qeveria shqiptare  i kushton këtij qyteti një vëmendje  të veçantë pasi e konsideron një qendër urbane  mjaftë të  rëndësishme  në kryqëzimin e rrugëve kryesore të vendit. Gjatë mandatit tonë qeverisës kemi investuar në të gjithë infrastrukturën dhe shërbimet komunitare të kësaj bashkie, duke filluar nga infrastruktura rrugore, ajo e ujësjellës kanalizimeve dhe shkollat. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me financime të buxhetit të shtetit dhe do të kërkojmë dhe vëmendjen e partnerëve tanë ndërkombëtar ndaj kësaj zone, e cila është  në rritje dhe zhvillim të vazhdueshme dhe përbën një qendër urbane të rëndësishme për vendin, tha Olldashi. Sipas tij Investimet e bëra nga qeveria spanjolle i japin një tjetër dimension urban  këtij qyteti, investime të cilat do të vazhdojnë të bëhen nga qeveria shqiptare, siç është  nyja e Vorës, që do të shpëtoj Vorën nga trafiku i përminutshëm i autostradës Tiranë- Durrës. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe nisma e bashkisë së Vorës me mbrojtjen akustike, që do ti jap qytetit mundësinë që mos të ndjejë dhe  të mos afektohet  nga zhvillimi i aksit rrugor Tiranë Durrës. Nga ana tjetër Ambasadori spanjoll Montobbio u shpreh se ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës së qytetit të Vorës pas ngjarjes së 18 marsit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›