Gazsjellesi TAP, Shqiperia zyrtarizon mbeshtetjen per projektin Eglantina Nasi
Shqiperia zyrtarizon mbeshtetjen e saj per realizimin e projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik. Behet fjale per hapin e ri te hedhur prej saj ne kete proces, pikerisht ate te nenshkrimit te marreveshjes se pales pritese midis saj dhe konsorciumit “TAP AG” per projektin e rendesishem strategjik. Marreveshje kjo, e cila nenkupton renien formalisht dakord mbi termat e angazhimit per te ardhmen e tubacionit te Korridorit Jugor te Gazit. Dhe qe percakton rregullat sipas te cilave, projekti TAP do realizohet dhe do operoje ne territorin shqiptar. Kjo marreveshje e rendesishme eshte firmosur dje nga kreu i ri i ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Florion Mima, se bashku me drejtorin e Pergjithshem te TAP-it, Kjetill Tungland. “Me nenshkrimin e kesaj marreveshje, Shqiperia tregon mbeshtetjen e fuqishme per projektin “TAP”, i cili vlen te cilesohet si projekti i ketij shekulli per vendin tone”, tha ne fjalen e tij, ministri Mima. Teksa shtoi me tej se marreveshja ne fjale, i dergon nje mesazh shume te qarte, konsorciumit ne Shah Deniz te Azerbajxhanit se “TAP-i eshte i mirepritur ne Shqiperi” dhe se “qeveria e Shqiperise do te beje cdo gje dhe do te marre cdo mase per ta realizuar kete projekt strategjik”. “Ky do te jete nje investim 100% me kapital privat dhe me i madhi ne historine e Shqiperise, investimi i drejtperdrejte nga konsorciumi TAP per kete projekt do te kape shifra mbi 1 miliard euro. Ku realizimi i projektit TAP do te krijoje direkt dhe indirekt afro 20 mije vende pune ne Shqiperi. Por, mbi te gjitha, realizimi i ketij projekti do te jete transformues per Shqiperine nga ana energjetike”, theksoi kreu i ri i METE-s lidhur me kete argument. Duke perfunduar me faktin tjeter se Shqiperia, ka qene shteti i pare qe ka nisur negociatat per kete projekt dhe ka qene nje nder aktoret kyc per ecurine e tij, projekt qe keto dite, eshte ne finalizimin e marrjes se statusit te projektit fitues per te transportuar gazin natyror te Detit Kaspik drejt Bashkimit Evropian. Kujtojme nderkaq, se ne detaje, marreveshja e pales pritese, procese te blerjes dhe perdorimit te tokes per punimet e gazsjellesit, zbatimin e standardeve teknike, te sigurise per komunitetin si dhe rregulloret per lejet. Ndersa pas ratifikimit te pritshem nga Kuvendi ne javet ne vazhdim, ky dokument do te kthehet ne nje ligj te plote dhe te zbatueshem nga pala shqiptare. Konkludimi tashme i kesaj marreveshje te perfunduar eshte i nje rendesie mjaft te vecante dhe rezultat i nje pune disavjecare midis qeverise shqiptare dhe konsorciumit TAP per finalizimin e projektit madhor strategjik Trans-Adriatik. Nga ana tjeter, mesohet se drejtori i Pergjithshem i kompanise “Trans-Adriatik TAP AG”, Kjetil Tungland, tha gjate fjales se tij se firmosja e marreveshjes se lartpermendur, e ndihmon Shqiperine ne arritjen e synimeve strategjike ne lidhje me energjine, ku projekti TAP do te ofroje mbeshtetje teknike dhe ekspertize per zhvillimin e tregut te gazit ne Shqiperi.