Olldashi Nuk e morem statusin kandidat per faj te PS-se
Ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi perballe replikave mes deputeteve Taulant Balla Flamur Noka Namik Dokle sqaroi 6 pika te specifikuara ne raport pse Shqiperia nuk mori statusin e vendit kandidat.
Sipas ministrit Olldashi raporti i Komisionit Europian ben pergjegjese opoziten per shkak te bojkotit te vazhdueshem te institucioneve. Ministri Olldashi tha se detyrimi i pare i KE-se eshte sigurimi i funksionimit te Parlamentit mbi bazen e nje dialogu konstruktiv dhe te qendrueshem mes partive politike.
Kjo sipas tij do te thote qe opozita duhet te kthehet ne Parlament per te diskutuar projektligjet ligjet dhe per te propozuar amendamente dhe jo per te krijuar kaos sic ndodh ne fund te cdo seance. Ne jemi ne sinkron me KE-ne por duhet qe ky sinkronizim te vije edhe nga krahu tjeter u shpreh Olldashi. Rekomandimi i dyte theksoi ai eshte miratimi i ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar votash. Sipas Olldashit ka me shume se nje vit qe nje numer i madh ligjesh presin votat e opozites e cila largohet nga salla sa here qe keto ligje vihen ne rend dite.
Ministri Olldashi theksoi se edhe Avokati i Popullit qe eshte nje rekomandim i KE-se i eshte propozuar opozites por ajo nuk ka pranuar ta propozoje. Per sa i takon rekomandimit per permiresimin e Kodit Zgjedhor ministri Olldashi beri te ditur se mazhoranca eshte shprehur e gatshme te pranoje cdo lloj amendamenti te opozites. Sipas Olldashit reforma ne sistemin gjyqesor mbahet peng nga opozita. Ne nuk mund te marrim asnje reforme te njeanshme ne gjyqesor per sa kohe opozita veteperjashtohet nga ky proces dhe nuk e ndien detyrim per te reformuar nje sistem qe po behet problematik gjithnje e me shume per cdo qytetar shqiptar tha ai.