E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e kerkonte ne telefon gjendet i vetevarur 31-vjecari

Hetimet Policia dyshon se krimi mund te kete ardhur nga borxhet ose nga ndarja me te dashuren

Nje 31-vjecar i ka dhene fund jetes ne kushte te pashpjegueshme duke lene pas nje sere dyshimesh per shkakun qe e coi ate drejt ketij akti te rende. Behet fjale per Ervin Skendaj te afermit e te cilit e kerkonin qe nje nate para por trupi i tij i pajete eshte gjetur vetem mengjesin e djeshem. Ai kishte zgjedhur qe te kryente vetevarje ne ambientet e zyres ku punonte dhe eshte gjetur nga pronari i biznesit nje pike interneti. Mengjesin e djeshem pronari i internetit eshte paraqitur ne biznesin e tij qe ndodhej prane zones se Oxhakut ne Tirane. Sapo ka hapur deren ka vene re se punonjesi i tij Ervin Skendaj nuk ishte aty. Pa e kuptuar se cfare kishte ndodhur ka shkuar ne tualet por perballe i eshte shfaqur trupi i pajete i 31-vjecarit i cili ishte vetevarur me kabllon qe perdorej per kompjuteret. I tmerruar nga kjo skene ai ka njoftuar ambulancen nderkohe qe menjehere ka vene ne dijeni edhe policine. Sapo jane njoftuar ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Komisariatit Nr. 4 dhe me pas edhe ata te seksionit kunder krimit ndaj personit. Fillimisht eshte bere keqyrja e vendit te ngjarjes ku ka rezultuar se viktima ishte vetevarur dhe nuk kishte shenja dhune. Me pas grupi hetimor ka marre ne pyetje pronarin e internetit i cili ka deklaruar se Skendaj ishte punonjesi i tij dhe deri pas mesnate kishin qendruar bashke. Ai ishte larguar nga qendra dhe e kishte lene 31-vjecarin duke pare nje film shqiptaro-grek pasi ishte shume i merzitur. Ne mengjes e kishin lene te takoheshin serish por e ka gjetur te vetevarur. Policia per te zbuluar motivin qe e ka shtyre te riun per tu vetevrare ka marre ne pyetje edhe persona te tjere te cilin kishin njohje me viktimen. Nga te dhenat e mbledhura ka rezultuar se ai ishte ndare nga e dashura dhe ky mund te kete qene motivi i vetevrasjes. Por te tjere kane treguar se ai kishte pasion edhe lojerat e fatit dhe kjo e kishte bere te merrte disa borxhe. Por policia nuk ka dhene nje version zyrtar se cili ishte motivi i vertete i vetevrasjes. Nga ana tjeter te afermit e djalit nga Gjirokastra i cili jetonte ne nje shtepi me qira te Komuna e Parisit kishin tentuar te lidhen me te dhe e kerkonin qe naten e se merkures. Madje ata kane mbetur te shtangur kur lajmi per vetevarjen ka dale ne media dhe jane paraqitur ne polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›