Olldashi: Plani për ndërtimin e vijës bregdetare të jugut përcakton qartë kritere dhe standarde
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi u shpreh dje ë seancën plenare të rradhës se plani për vijën bregdetare të Jugut përcakton qartë kriteret dhe standardet për zhvillimin e kësaj zone. "Zhvillimi i vijës bregdetare të Jugut është i financuar dhe i monitoruar nga Banka Botërore", deklaroi Olldashi, duke shtuar njëkohësisht se "ky është i vetmi model plani që përcakton kriteret për zonat ku nuk mund të ndërtohet për arsye se ajo zonë mund të jetë zonë arkeologjike, për shkak të pjerrësisë, për arsye se është zonë pyjore, apo për shkak të përbërjes gjeologjike". Kreu i MPPTT-së theksoi se këto kritere të vendosura tregojnë se ku mund të zhvillohet bregu jugor i vendit. "Mbi këto zona që ky plan i përcakton do të jenë njësitë vendore, Komunat dhe Bashkitë në të gjithë zonën bregdetare të Jonit që do të hartojnë planin e zhvillimit konkret", vijoi Olldashi. Sipas z.Olldashi, ajo që ne kemi përcaktuar janë vetëm kriteret gjurmët, ndërsa shtoi se "mënyrën katet dhe formën do t’a përcaktojnë njësitë e qeverisjes vendore' duke filluar nga Bashkia e Himarës deri te Komuna e Lukovës"....