E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: “Rama kërkon të përdorë kriminelë në fushatë”



Olldashi e akuzon Ramën për lidhje kriminale, të cilat, sipas tij, kërkon t’i përdorë në fushatë. Gjatë një takimi që pati në komunat Greshnic, Fratar dhe Kute të Mallakastrës dhe Ballshit, Olldashi tha se “Edi Rama, modeli që kemi përballë, është e kundërta e atij që vjen tek ju. Thotë se do të luftojë krimin, ndërkohë që kryen takime të përnatshme me të gjitha falangat e mbetura të krimit, me qëllim për t’i mobilizuar ato në fushatën elektorale”. Olldashi u shpreh i vendosur se “askush nuk do ta lejojë Edi Ramën të përdorë kriminelë në fushatën elektorale, sepse edhe nësë ndonjë i tillë ka mbetur rrugëve, ai do të shkojë atje ku ka vendin”. Gjatë takimeve të tij ministri Olldashi, duke bërë një krahasim ndërmjet investimeve të kryera nga kjo maxhorancë që është në pushtet dhe qeverisjes socialiste, nuk kanë të krahasuar.

20 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›