E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arti ne sherbim te figures univesale te tij

Me rastin e ditelindjes se Profetit Muhamed (paqja qofte mbi te), Komuniteti Mysliman i Shqiperise, ne bashkepunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor SEMA, kane organizuar sot dt. 18 Prill 2009, per te katertin vit radhazi, Programin Festiv 2009, "Profeti Muhamed - Krenaria e Njerezimit".

Programi i ketij viti eshte organizuar per here te pare ne parametra te tilla, qofte ne Shqiperi, rajon apo me gjere, si nje koncert madheshtor vokal simfonik luajtur drejtpersedrejti ne Pallatin e Kongreseve, me pjesemarrjen e Orkestres Filarmonike te Akademise se Arteve, Korit te Bashkuar Pax-Dei, soliste te Teatrit te Operes e Baletit dhe aktoreve te Teatrit Kombetar, nen drejtimin e dirigjentit italian Vito Clemente, te mjeshtres se korit dhe njekohesisht zv/ministre e Kultures, Rinise dhe Sporteve, znj. Suzana Turku, me udheheqes artistik Pellumb Vorpsi dhe regjisor Agron Hoxha.

Ne kete program kane interpretuar artiste te shquar nga Shqiperia, Turqia dhe Italia me tekste te autoreve te medhenj si Gete, Gylen, Hafiz Ali Korca dhe Hafiz Ali Ulqinaku, si dhe me kompozimet me te famshme te ketij zhanri.

Si fillim eshte kenduar himni kombetar, e me pas ka vazhduar me kendimin e nje pjese kur'anore, nje pjese nga poema e famshme lidhur me Profetin "Mevludi" dhe ka vazhduar me interpretimet e artisteve te skenave boterore si Cuneyd Unsal, bariton, ardhur posacerisht nga Venecia, Itali, Manjola Konjari, Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Majlinda Laska, si dhe aktoret Reshat Arbana (Artist i Popullit), Fatos Sela (Artist i Merituar), Gezim Rudi dhe Ema Andrea.

I ftuar special i ketij programi ishte Presidenti i Republikes SHTZ. Prof. Dr. Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli, deputete, perfaqesues te komunitete fetare, personalitete te vendit, trupi diplomatik i akredituar ne Tirane, miq dhe te ftuar nga vendi, trevat shqiptare, si dhe nga shume vende te tjera.

Gjate programit te ftuarit jane pershendetur nga Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise H. Selim Muca, i cili vuri theksin ne perkujtimin e jetes dhe vepres se Profetit me te Madh te njerezimit, duke u perqendruar ne ajetin kur'anor "Me te vertete ti (o Muhamed) je me nje moral te larte". Me pas z. Muca foli ne lidhje me moralin dhe marredheniet e Profetit me besimet e tjera.

Me pas ka pershendetur Presidenti Topi, i cili ka shprehur kenaqesine per pjesemarrjen e tij ne nje program te tille festiv, te kthyer tashme ne nje tradite dhe nder te tjera ka thene se, "Jam i Shqiptaret ne vite, u mesuan te respektojne besimin, ritet, kujtesen, festat dhe institucionet fetare te njeri tjetrit, duke i konsideruar ato trashegimi te perbashketa. Prandaj sot jam i bindur qe te gjithe shqiptaret, urojne pa dallim besimtaret myslimane per kete dite te gezuar te perkujtimit te lindjes se lajmetarit te fjales se Zotit. Ne literaturen boterore dhe vecanerisht ne trashegimine e vyer te besimit islam nje vend i rendesishem i dedikohet jetes dhe vepres se Profetit Muhamed, personaliteti i te cilit, ka lene gjurme te pashlyeshme ne historine e njerezimit dhe ate te besimeve fetare.

Zoti e bekofte Shqiperine ne rrugen drejt zhvillimit dhe prosperitetit tone kombetar!"

Programi eshte ndjekur nga mijera shikues dhe spektator, te cilet kishin tejmbushur sallen kryesore dhe hollin jashte, ne te cilin ishte vendosur nje ekran i madh. Aktiviteti eshte percjellur me interes nga mediat e ndryshme kombetare dhe te huaja.

Organizatore:

Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Fondacioni Arsimor dhe Kulturor SEMA

Bashkepunetore:

Medreseja e Tiranes "Haxhi Mahmud Dashi"

Orkestra Filarmonike e Akademise se Arteve

Kori i Bashkuar Pax-Dei

Teatri i Operes dhe i Baletit

Teatri Kombetar


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›